Insights

Pohimi absurd i nje kryeministri!

8 Tetor 2021, 09:22 Nga DOSJA
Pohimi absurd i nje kryeministri!

“Rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash”- thote kryeministri duke ju pergjigjur pyetjeve te qytetareve. E thote si justifikim, nderkohe qe vetem kaq duhet te ishte arsye shume e forte qe shqiptaret ta pushonin nga puna kryeministrin. Nese nje kryeminister ne Europe do te guxonte ta thoshte kete publikisht, karriera e tij politike do te kishte marre fund menjehere.

Por pse rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash?

Eshte e thjeshte. Sepse qeveria ka hyre ne biznesin e shperndarjes se rritjes. Qeveria percaton fituesit dhe humbesit ne treg. Me pak fjale, qeveria ndan torten e mireqenies. Kur qeveria jep nje koncesion ekskluziv, shperndan nje pjese te rritjes ekonomike ne menyre te pamerituar tek koncesionari.

Kur administrata ben nje tender korruptiv, con nje pjese te rritjes ne menyre te pamerituar tek fituesi i tenderit. Kur shteti ben nje ligj qe favorizon nje individ ose nje grup te caktuar, e orienton rritjen ekonomike tek ata per te cilet ben ligjin. Kur qeveria jep asete shume te vlefshme publike me 1 euro te nje oligark, e heq rritjen ekonomike nga qytetaret dhe ja con oligarkut.

Kur ministria e mbrojtjes tjeterson pronat e ushtrise, kafshon rritjen ekonomike qe duhet te shkonte tek qytetaret. Nese edhe opozita e kyc gojen si ne rastin konkret, atehere sabotimi eshte bipartizan. Konsensual dhe me baze te gjere politike. Kur entet rregullatore behen pale me kartelet, ne vend qe te mbrojne konkurrencen, atehere instalojne ekonomine e rentes, qe thith mireqenien e qytetareve per llogari te tregtareve te miellit, oligopoleve, monopoleve.

Pra me pak fjale, qeveria dhe shteti kane hyre ne biznesin e shperndarjes se rritjes ekonomike, per se mbrapshti. Qeverite normale rishperndajne nga lart poshte. Pra ja u marrin te pasurve dhe ja u cojne te varferve. Qeveria jone ben te kunderten. Kjo eshte arsyeja se pse nuk rriten rrogat per qytetaret kur rritet ekonomia. Sepse qeveria nuk le tregun te beje punen e tij, por e shperndan vete se ku duhet te shkoje rritja.

* Shënim: Shkrimi u mor nga Facebook i autorit

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog klodian tomorri rritja e cmimit te energjise klodian tomorri rritja e cmimit te energjise

Sondazh

Poll

Insights 6 Tetor 2021, 09:38

Me SHBA apo kundër tyre, kjo është çështja

“Foltorja” e Sali Berishës ka krijuar trazim brenda Partisë Demokratike. Gjuha e përdorur prej tij, ende më tepër. Me fjalorin e ndezur metaforash të njohura pr...

Insights 5 Tetor 2021, 12:37

Çfarë po ndodh me ‘unazën’?!

TIRANË- Edhe një herë “Unaza e madhe” kthehet në arenë debatesh, sepse mënyra se si po trajtohet nga qeveria po mer përmasat e një skandali. Bëhet fjalë pë...

Insights 4 Tetor 2021, 11:50

Kjo është krizë grykësie dhe paaftësie

Kjo është krizë grykësie dhe paaftësie Me gjithë miratimin nga Parlamenti shqiptar të një legjislacioni bashkëkohor në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit ...

Insights 3 Tetor 2021, 12:34

Berisha frymëzon më shumë se Basha?!

Tani nuk ka më paqartësi për ata që jetojnë me PD, sic jam edhe unë. Sali Berisha ngriti frymën e rrëzimit të Bashës, një frymë që ishte e fjetur në zemrat dhe ...

Insights 29 Shtator 2021, 12:55

Grushti i rëndë që po i vjen ekonomisë

Në Itali, çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin do të rritet me 40 për qind duke filluar nga pasnesër. Në Irlandë, fatura mujore e energjisë për ...

Insights 29 Shtator 2021, 09:06

Dy deputetë për vete dhe dy poezi

Nga Meri LikaPak poetik titulli por, është normale për aq kohë sa arti është shprehje e realitetit tonë.Që prej vitit 1990, vit nga i cili si studente e dhjetor...