Aktualitet

Aksion në Tiranë e Korçë/ SHÇBA kap përgjimet, pranga 9 policëve, pezullohet shefi

20 Tetor 2021, 20:14 Nga DOSJA
Aksion në Tiranë e Korçë/ SHÇBA kap përgjimet,

TIRANË– Përgjimet për trafikun e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri, kanë çuar agjentët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), drejtoria rajonale e Tiranës, në kapjen e disa efektivëve policore. Pas disa muajsh hetime dhe zbardhje përgjimesh, SHÇBA në bashkëpunim me Gjykatën e Tiranë kanë prerë sot “urdhër-arrestin” për 3 efektivë policie në Tiranë dhe pezullimin nga detyra të disa të tjerë në Korçë.

Dosja.al, e cila raportoi e para lidhur me aksionin e zhvilluar ka mësuar se në pranga kanë përfunduar 3 efektivë të Komisariatit numër 1 në Tiranë. Këta të fundit janë identifikuar si Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla. Të gjithë me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Ndërkohë që në masën e sigurisë “arrest shtëpie” është lënë kolegia e tyre, Matilda Hamolli. Ndërkohë që në Korçë, janë pezulluar shefi i Komisariatit Krenar Gjokutaj dhe ai i Qarkullimit, Klemend Pikuli. E njëjta masë është marrë edhe për efektivë të tjerë, por me detyra të ndryshme nga të sipërpërmendurit.

Në fakt, hetimi po kryhej për një dosje tjetër, ku efektivë policie flasin në telefon duke bërë pazare për mbylljen e lokaleve gjatë kohës kur ishin në fuqi masat anti-COVID dhe vendi ishte në shtetrrethim. Ndërkohë që e gjitha kishte nisur nga Korça, ku edhe po përgjohej për trafikun e sirianëve dhe sigurimin e kalimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri e mandej në vendet e Bashkimit Europian. Por në fakt efektivët flisnin për gjëra të tjera. Po ashtu, në dosje, shënohet se shefi i Komisariatit, Gjokutaj ka lejuar një përfaqësues të Komunitetit Fetar që po lëvizte me makinë, të qarkullonte përtej orës policore dhe nuk verifikoi lejen digjitale.

PEZULLIM NGA DETYRA:

Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë

Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë

Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë

Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë

Çlirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë

Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë

ARREST ME BURG

Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë

ARREST SHTËPIE

Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

U pezulluan nga detyra, dalin fotot e Gjokutajt dhe Pikulit

Aksioni në Tiranë e Korçë! Gjykata e Tiranës jep njoftimin ZYRTAR

DETAJE/ Aksioni i Policisë në Tiranë, 5 të arrestuar mes tyre dhe një punonjëse

 

Dalin EMRAT! Kush janë efektivët që u prangosën në Tiranë…

SHÇBA “shkund” Policinë! Si nisi hetimi ndaj efektivëve, e gjitha prej sirianëve

Manovra në kohën e pandemisë! Pse u arrestuan efektivët, u doli emri në përgjime

Pezullohet shefi i qarkullimit dhe i Komisariatit të Korçës, me ta edhe 4 efektivë

 

DETAJE nga aksioni në Tiranë! Prej muajsh në përgjime, janë ‘prerë’ 9 fletë-arresti

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen policet ne tirane korce tirane arrestohen policet ne tirane korce tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Tetor 2021, 21:12

Grabitet me dhunë karburanti në Dibër

DIBËR- Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 11:00, në një fshat të Dibrës. Mësohet se një karburant është vjedhur më dhunë në fshatin Zerqa...