Aktualitet

Aksident i frikshëm, makinat bëhen copash në Fushë-Krujë, dy të plagosur (Video)

12 Qershor 2019, 06:57 Nga DOSJA
Aksident i frikshëm, makinat bëhen copash në

FUSHË KRUJË– Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Fushë Krujë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Dosja.al mëson se dy automjete të tipit Benz janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin në qendër të qytetit pranë bustit të Skënderbeut, dhe siç shihet nga pamjet janë copëtuar krejtësisht në pjesët e përparme.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesit e dy automjeteve. Sabah Tupi që udhëtonte me Benzin ngjyrë gri me targa “AA 828 UF”, është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushatrak në Tiranë.

Ndërsa, drejtuesi i automjetit  me ngjyrë të bardhë me targa “AA 772 VD”, po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Krujës.

Dyshohet se shkaku i aksidentit të jetë bërë shpejtësia jashtë normave me të cilin udhëtonte automjeti me ngjyrë të bardhë.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i frikshem aksident ne fushe kruje dy të plagosur fushë-krujë sabah tupi aksident i frikshem aksident ne fushe kruje dy të plagosur fushë-krujë sabah tupi

Sondazh

Poll