Art&Argëtim

Bullizuan një fëmijë, Dafina Zeqiri për Albin Nakon dhe Erjona Rusin: Seriozisht?

13 Tetor 2021, 20:05 Nga DOSJA
Bullizuan një fëmijë, Dafina Zeqiri për Albin Nakon dhe

TIRANË- Këngëtarja Dafina Zeqiri ka shpërthyer ashpër në rrjetet sociale kundër koreografit Albi Nako dhe prezantueses Erjona Rusit, pasi bullizuan një vajzë të vogël gjatë emisionit “T’ka mami yll”. Në “Instastory”, teksa ka bërë një ‘screnshoot’ profilit te Nakos, ajo shkruan se televizionet nuk duhet t’i japin mundësi personave si ai që të bullizojnë fëmijët, ndërkohë që ka shtuar se ai ka nevojë për ndihmë.

“Mbasi spo mujna me ta bo tagg… maspari TVʻzionet te cillet i japin rrast “personave” si ti? me pas nje vend ne jury & mi bullizu femijet? Femrat etc osht e tmershme! ti ki nevoj për ndim! Kerkush tjetër”, shkruan Dafina.

Ndërsa, për Rusin, bazuar në ‘hashtaget’ që, prezantuesja ka në profilin e saj në Instagram, në lidhje me feminsmin, shkruan a e ka seriozisht që bullizon një fëmijë.

“All those hashtags? Dhe knej e bullizon nje femije? @erjonarusi Seriozisht e ke?”, shkruan këngëtarja.

Më pas, ajo u ka bërë report profileve të Nakos dhe Rusit, në lidhje me bullizim, po ashtu dhe u ka bërë thirrje ndjekësve të saj që të bëjnë të njejtën gjë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz albi nako dafina zeqiri erjona rusi albi nako dafina zeqiri erjona rusi

Sondazh

Poll