Editorial

Dinjitetin nga qesharakja e ndan vetëm një hap

14 Tetor 2021, 11:04 Nga DOSJA
Dinjitetin nga qesharakja e ndan vetëm një hap

Unë, ashtu si dhe pjesa më e madhe e njerëzve në botë, kam përçmim për Hitlerin, përçmim ky i cili pjesën më të madhe të kohës kalon në urrejtje, por kur lexova, dje, lajmin se ambasadorja amerikane do të luftojë korrupsionin, në bashkëpunim me qeverinë kokë e këmbë të korruptuar, çuditërisht nën vetëdija ime shkoi tek një thënie e Hitlerit: “Dinjitetin nga qesharakja e ndan vetëm një hap”.

Ne nuk jemi një popull i pushtuar nga ushtria apo junta, jemi një popull me një realitet të shtrembëruar nga media, me fermerë të vuajtur, me gjyqësor të korruptuar, me qeveri qesharake, pompoze, hajdute dhe një popull të hutuar.

Kushdo që ka dëshirë të kuptojë situatën në të cilën ndodhemi, apo cilido që është konfuz se përse ambasadorët amerikanë bëhen yje të mediave tona madje edhe të hapësirave tona private, unë i këshilloj të lexojnë një libër pak voluminoz (por që ia vlen) të Juan Carlos Zembrana M, me titull “Shkatërrimi i kombeve (Arma globale e Shteteve të Bashkuara e zhvilluar në Bolivi)” dhe do të kuptojnë shumë gjëra që, në këtë moment, na duken absurde.

Ky libër i publikuar në vitin 2015 tregon, me një saktësi mahnitëse të bazuar në dokumentet e deklasifikuara dhe kabllot e WikiLeaks, kur, si dhe pse Shtetet e Bashkuara zhvilluan në Bolivi një seri të gjatë strategjish me qëllimin e vetëm për të injektuar në vend atë që autori e përcakton si “virusi trojan i varësisë dhe nënshtrimit”. Në faqen 73-74 autori shkruan: “Vetëm kur Shtetet e Bashkuara u siguruan se ndërhyrja e tyre do të pranohej nga Bolivia, ajo njohu qeverinë e Víctor Paz dhe revolucioni bolivian u bë i vetmi revolucion socialist dhe anti-imperialist në historinë e njerëzimit që u mbështet nga Shtetet e Bashkuara. “

Pas këtij teksti nuk mendoj se ka më pikëpyetje për atë që është duke ndodhur edhe në Shqipëri.

Është qesharake të mendohet se korrupsioni do të luftohet nga qeveria e PPP-ve dhe e konçensioneve. Është e ulët, fyese madje groteske të mendohet një gjë e tillë. Epo ja që po ndodh.

Kur pashë kabinetin e ri qeveritar, ndjeva se tashmë kisha një shtet qesharak, të mbushur me ministra pa mendim, pa personalitet, pa profesionalitet, pa integritet, një qeveri me shumë “pa”, e cila është duke më kthyer në një qytetar qesharak, në një popull qesharak dhe në një komb qesharak.
Shumë e frikshme kjo situatë!

Nëse sot, ministreshave të qeverisë së re, do t’iu drejtonim publikisht pyetjen që Patxi López, një politikan spanjoll, në 2017 i bëri sekretarit të shtetit, Pedro Sánchez, nëse ky i fundit e dinte se çfarë është kombi, besoj se do të marim si përgjigje atë që pothuajse të gjithë ne kemi lexuar: “kombi është një grup njerëzish me të njëjtën origjinë dhe të cilët në përgjithësi flasin të njëjtën gjuhë dhe kanë një traditë të përbashkët”. Nuk iu vë faj ato aq dinë, vetëm atë që kanë mësuar në shkollë, por kombi nuk mësohet në shkollë, ai përjetohet.

Një komb krijohet me shumë vështirësi dhe merr formë kur me luftë arrin pavarësinë e tij, kështu ka ndodhur me Shtetet e Bashkuara, me Francën, me Spanjën, kështu ka ndodhur edhe me ne. Por, sipas mendimit tim, kombi fillon të humbas, në eter, kur fillon të rrudhet dhe të kthehet në qesharak, sepse ai humbet idenditetin e tij, kjo është arsyeja përse unë kam frikë nga kjo situatë kllouni në të cilën jemi futur dhe po zhytemi përditë, pa pavarësi dhe pa moral.

Massimo d’Azeglio (politikan italian) në mbledhjen e parë të parlamentit të Italisë së bashkuar në 1861 ka thënë “E bëmë Italinë, tani duhet të bëjmë italianët”, unë do t’i ndërroj vetëm kombësinë “E bëmë Shqipërinë, tani duhet të bëjmë shqiptarët”.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial analiza nga meri lika meri lika analiza nga meri lika meri lika

Sondazh

Poll

Editorial 12 Tetor 2021, 08:07

Nevoja e pavarësisë energjetike

Nga Blendi KajsiuTIRANE– Në një dalje publike të pro gramuar për të qetësuar Kryeministrin dhe çoroditur qytetarët, Rama na paralajmëroi për një kr...

Editorial 10 Tetor 2021, 08:02

Gjarpëri në ato grika, kollaj s’të qasej e liga

Kryeministri ynë, në një hark kohor shumë të shkurtër na është shfaqur herë si baba Vanga kur del për të na njoftojë katastrofën energjetike dhe krizën e jashtë...

Editorial 7 Tetor 2021, 07:41

Unë nuk bindem

Në Shqipëri jemi duke parë shkatërrimin e institucioneve demokratike dhe nëpërmjet tij edhe shkatërrimin e parimeve demokrtike. Shumë njerëz mendojnë se kjo vje...