Ekonomi

Qeveria lehtëson për së dyti kushtet për Aeroportin e Sarandës, shtyhet sërish data e ofertave

5 Tetor 2021, 05:13 Nga DOSJA
Qeveria lehtëson për së dyti kushtet për Aeroportin e

TIRANË– Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) njoftoi për ndryshime të reja në kushtet që duhet të plotësojnë kompanitë ofertuese për konceisonin e Aeroportit të Sarandës. Së fundmi ndryshimi u argumentua me rritjen e transparencës dhe konkurrueshmërisë por ashtu sikurse herën e kaluar duket se kemi të bëjmë me një lehtësim të kushteve. Po kështu MIE ka ka lajmëruar për një shtyrje të afatit të dorëzimit dhe hapjes së ofertave që nga data 4 tetor bëhet 14 tetor 2021.

“Autoriteti kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me synim nxitjen e konkurencës mbështetur në parimet e transparencës, mosdiskriminimit, proporcionalitetit, efikasitetit dhe trajtimit të barabartë, vlerëson nevojën e ndryshimit si më poshtë, të një pjese të kritereve në Dokumentet Standarte të Koncensionit, dhe njëkohësisht të shtyrjes së afatit të dorëzimit të ofertave të procedurës me objekt “Dhënie me koncesion/PPP Për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Sarandës (SIA)” thuhet ne dokumentin e MIE.

Por çfarë ka ndryshuar konkretisht. Dhe një herë kemi ndryshime sa i takon kapaciteteve teknike. Këtë herë lidhur me pikën e pjesëmarrjes kontolluese (në shoqëri)/ përfituesi fundor i kuotave/aksioneve.

Kështu teksa më herët thuhej se strutkura e kapitalit duhet të përputhet me përcaktimet e bëra në ndarjen e aksioneve siç përcaktohet në Ftsesën në Ofertë dhe Draft Marrëveshjen e Konceisonit. Tashmë me ndryshimin struktura e kapitalit kërkohet që të përshtatet ashtu siç përcaktohet në dokumentet ligjore të ofertuesve dhe këtyre dokumenteve stadardë.

Një tjetër pikë është ajo për strukturën bazë të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor ku tashmë është cituar se ky vlerësim duhet bërë sipas një VKM-je të vitit 2015.

Aeroporti i Sarandës

Koncesioni për Aeroportin e Sarandës, të katërtin në vend nëse arrin të realizohet u njoftua pak javë më parë nga përfaqësues të qeverisë. Aeroporti do të jetë i kategorisë 3C me pistë 2200 metra dhe vlera minimale e hapjes së garës është vlerësuar në rreth 37 milionë euro. Pritshmëritë sipas dokumenteve janë që në vitin e parë të operimit numri i pasagjereve të jetë 150 mijë dhe sipas studimit të konsolidohet në mbi 1 milionë maksimalisht në vit. Aeroporti i Sarandës do të jetë një aeroport sezonal. Shqipëria ka aktualisht në funksion dy aeroporte, atë të Tiranës dhe Kukësit ndërkohë që është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Ndryshimet e bëra në DSK dhe të publikuara nga MIE

Pika 2.3, Kapaciteti Teknik, pika 2:

ËSHTË:

BËHET:

Pika 2.3, Kapaciteti Teknik, pika 6

ËSHTË:

 

BËHET:

 

PIKA IV.3 AFATI PËR DORËZIMIN E OFERTAVE

ËSHTË:

Brenda dhe jo me vonë se: Data: 04/10/2021 Ora: 12:00 CET. Oferta kërkohet të paraqitet me mjete elektronike operatorët ekonomike duhet të dorëzojnë ofertën në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të APP-së, www.app.gov.al

BËHET:

Brenda dhe jo me vonë se: Data:. 14/10/2021 Ora: 12:00 CET Oferta kërkohet të paraqitet me mjete elektronike operatorët ekonomike duhet të dorëzojnë ofertën në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të APP-së, ëëë .app.gov.al PIKA IV.4 Afati kohor për hapjen e ofertave:

 

ËSHTË:

Brenda dhe jo me vone se: Data: 04/10/2021 Ora: 12:00 CET Vendi: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me mjete elektronike. Informacioni që komunikohet gjatë hapjes publike të ofertave, qe paraqiten me mjete elektronike duhet t’i komunikohet të gjithë atyre Operatorëve Ekonomikë që kanë dorëzuar oferta, në bazë të kërkesës së tyre.

BËHET:

Brenda dhe jo me vonë se: Data: 14/10/2021 Ora: 12:00 CET Vendi: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me mjete elektronike. Informacioni që komunikohet gjatë hapjes publike të ofertave, qe paraqiten me mjete elektronike duhet t’i komunikohet të gjithë atyre Operatorëve Ekonomikë që kanë dorëzuar oferta, në bazë të kërkesës së tyre.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi aeroporti i sarandes aeroporti i sarandes

Sondazh

Poll