Ekonomi

“U gabua me taksat e bujqësisë”/ Ekspertët e bujqësisë: Skema me TVSH goditi rëndë blegtorinë

2 Tetor 2021, 18:36 Nga DOSJA
“U gabua me taksat e bujqësisë”/ Ekspertët e

Teksa thuajse gjithë sektorët e ekonomisë shfaqën rekuperim me rritje dyshifrore në tremujorin e dytë, vetëm bujqësia rezultoi me rënie me 0.61%. Qeveria e trumbeton si sektori me zero taksa, por për përfaqësuesit e tij janë pikërisht politikat fiskale të gabuara si ajo e skemës së TVSH- së që ka sjellë tkurrjen e sektorit.

As skema e naftës pa akcizë për fermerët mesa duket nuk ka prodhuar efektet e pritshme në zhvillimin e bujqësisë, që përballet ndër të tjera edhe me probleme të mëdha strukturore.

“E para janë faktorët objektivë që kanë të bëjnë me tërmetin, pandeminë, me kushtet e vështira të motit, me mungesën e siguracioneve në bujqësi. Ne e kemi paralajmëruar këtë situatë që ndryshimi i TVSH-së nga 20% në 6% do të jepte ndikim në të gjithë hallkat e zinxhirit ushqimor, por më shumë në blegtori. Ne po shohim sot rezultatet e asaj politike të gabuar.

Financimi i shpenzimeve të sektorit i cili jep 20% afërsisht dhe merr vetëm 2-2.2%. Elementi i tretë ka të bëjë me importin e lëndëve të para që merr bujqësia e blegtoria që janë rritur ndjeshëm dhe ndikojnë realisht në rritje të kostove. Mungesa e formalizimit dhe raporti jo i përshtatshëm midis financimeve me kushte lehtësuese dhe subvencioneve kanë bërë atë që ne të jemi të disavantazhuar me importin që po merr hov më shumë në raport me prodhimin vendas.”

Agim Rrapaj, kreu i Agrobiznesit Shqiptar thotë se qeveria duhet të rishikojë skemën e TVSH-së që po penalizon sektorin, duke favorizuar importet.

“Nëse skema e TVSH-së nuk ridimensionohet edhe një herë dhe nuk vendoset në binarë ky trend rënës do të vazhdojë edhe në të ardhmen pa diskutim. Duhet një strategji strikte se si do të përballojmë shpopullimin e fshatit, forcat e punës dhe çfarë masash duhet të marrim në mënyrë që vitin tjetër të shfrytëzojmë maksimalisht potencialet që ka sektori.”

Sektori i bujqësisë po përballet së fundmi edhe me mungesë të fuqisë punëtore si pasojë e emigrimit dhe zhvendosjes së popullsisë drejt zonave urbane. Në tremujorin e dytë sipas Instat numri i të punësuarve në bujqësi u ul me 29.8 mijë persona.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi sektori i bujqësisë skema e tvsh-së sektori i bujqësisë skema e tvsh-së

Sondazh

Poll

Ekonomi 2 Tetor 2021, 09:30

Kërcënimi nga e majta joliberale

Mos e nënvlerësoni rrezikun e politikës së identitetit, të prirë nga e majta, shkruan Th EconomistDiçka ka shkuar shumë keq me liberalizmin perëndimor. N...

Ekonomi 2 Tetor 2021, 09:16

Sipërmarrjet që shitën dhe blenë aksione

Bizneset shqiptare, në pjesën më të madhe të tyre, janë familjare. Mbiemrat e njëjtë mbizotërojnë në strukturën e pronësisë së kompanive të mëdha dhe të Bordeve...

Ekonomi 2 Tetor 2021, 07:06

Nga erdhi rritja e ndërtimit?

Ndërtimi ishte një nga aktivitetet që u ndikua më pak nga kriza e pandemisë, teksa sektori rezidencial përfitoi dhe nga lulëzimi i pazakontë i shitjeve të pasur...