Art&Argëtim

20 vjet pas martesës, Mihrije Braha flirton me bashkëshortin: Të pëlqej veshur apo zhveshur?

10 Qershor 2019, 08:30 Nga DOSJA
20 vjet pas martesës, Mihrije Braha flirton me bashkëshortin: Të

Mirhrije Braha dhe bashkëshortin i saj, Naim Abazi kanë qenë të ftuar special në rubrikën “Këndi i së vërtetës” në “E Diell”. Ata bëjnë plot 20 vite që janë bashkë dhe duket se këngëtarja mbetet po aq e bukur sa ditën e parë që e kemi parë në ekran.

Në një grup pyetjesh që burrë e grua i kanë drejtuar njëri-tjetrit në emision, ra në sy dhe pyetja provokuese që Mihrija i drejtoi bashkëshortit të saj.

“Të pëlqej më shumë e zhveshur apo e veshur?”, – ishte pyetja e drejtpërdrejtë që këngëtarja i drejtoi burrit të saj.

Një situatë paksa e sikletshme kjo, për Naim Abazin, por që nuk e la pa një përgjigje po aq pikante sa edhe vetë pyetja.

“Të zhveshur të pëlqej gjithmonë, por kur dalim jashtë vishu”,- i është përgjigjur Naim Abazi, Mihrije Brahës.

Duket se për çiftin vitet kanë ngecur diku, dhe ata u shfaqën më të dashuruar se kurrë pranë njëri-tjetrit.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz #mihrije braha këngëtare naim abazi #mihrije braha këngëtare naim abazi

Sondazh

Poll