Ekonomi

Të hënën mësim me kohë të plotë/ Prindërit, të kënaqur me fitoren e protestës: Vendim i drejtë!

2 Tetor 2021, 13:40 Nga DOSJA
Të hënën mësim me kohë të plotë/

Rreth 480 mijë nxënës në të gjithë vendin, nga klasa e parë në të 12-tën, nisin mësimin ditën e hënë, pra më 4 tetor, si para pandemisë, pra pa turne dhe me orë 45 minutë she.

Në një kohë kur gati 90% e stafit pedagogjik është vaksinuar dhe kur prej ditësh prindërit në të gjithë vendin po nënshkruanin një peticion kundër zhvillimit të mësimit me turne dhe orë të shkurtuara, Ministria e Arsimit, në koordinim më institucione të shëndetit publik, vendosi ta ndryshojë vendimin.

Është shumë më mirë për të gjithë ne. Vendim i drejtë. Unë kam dy fëmijë dhe angazhohej një shtëpi e tërë, me prindër dhe 4 gjyshër, vetëm për të marrë e çuar fëmijët në shkollë. E mora vesh këtë vendim dhe jam shumë e gëzuar që do të jemi si më parë, gjithë shokët e shoqet. Sado të mësojnë në shtëpi, siç janë në shkollë nuk mësojnë. Bravo u qoftë atyre që morën këtë vendim. Edhe ne si gjyshër kemi vetëm me një turn “punë”. Kjo tregon që edhe Ministria e Arsimit ka patur vullnetin e mirë për të dëgjuar zërin e prindërve. Nuk e hasa peticionin që po firmosej, por patjetër që do ta nënshkruaja, pasi isha dakord që mësimi të zhvillohet i plotë. Unë një nip kam për të çuar e shkollë. E kishte orarin 11 me 1, një orar shumë ters për të gjithë dhe fëmijën edhe ne, as andej e as këtej. Tani fillojmë siç duhet të hënën. Mendoj se është zgjidhja më e drejtë, pastaj le të shtohen masat higjenike. Nuk mund të na kushtëzojë jetën pandemia, duhet të jemi ne që gjejmë masa mbrojtëse kundrejt pandemisë. Shyqyr që u mor një iniciativë e tillë që zëri i njerëzve të dëgjohet,”- thanë prindërit.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale rikthimi ne shkolle pa turne rikthimi ne shkolle pa turne

Sondazh

Poll

Ekonomi 2 Tetor 2021, 09:30

Kërcënimi nga e majta joliberale

Mos e nënvlerësoni rrezikun e politikës së identitetit, të prirë nga e majta, shkruan Th EconomistDiçka ka shkuar shumë keq me liberalizmin perëndimor. N...

Ekonomi 2 Tetor 2021, 09:16

Sipërmarrjet që shitën dhe blenë aksione

Bizneset shqiptare, në pjesën më të madhe të tyre, janë familjare. Mbiemrat e njëjtë mbizotërojnë në strukturën e pronësisë së kompanive të mëdha dhe të Bordeve...

Ekonomi 2 Tetor 2021, 07:06

Nga erdhi rritja e ndërtimit?

Ndërtimi ishte një nga aktivitetet që u ndikua më pak nga kriza e pandemisë, teksa sektori rezidencial përfitoi dhe nga lulëzimi i pazakontë i shitjeve të pasur...

Ekonomi 1 Tetor 2021, 05:45

Bujqësia sektori më i madh i ekonomisë me rreth (18.5 % te totalit), nuk po përparon me hapat e sektorëve të tjerë në periudhën post-pandemike edhe pse ka ende ...