Protesta për fidanët/ Fermerët në Fier hedhin prodhimet në rrugë: Kjo na nxorri probleme, ministria të na dëgjojë, jemi
2 Tetor 2021, 08:30Nga DOSJA
FIER– Dita e dytë e protestës! Fermerët në Jagodinë të Roskovecit kanë bërë thirrje sërish ditën e sotme Ministrisë së Bujqësisë për problemet që kanë me farën e prodhimit Ozgan. Ata shprehen për ‘Faxnews’ se domatja është mbjelle 3 muajt e fundit dhe ende nuk kanë marrë asnjë prodhim. Fermerët kërkojnë zgjidhje dhe demshperblim nga shteti, pasi ata thonë se kanë paguar rregullisht çmimin e farës, por fara ka dalë e keqe. Banorët i kërkojnë shtetit të ndërhyjë, pasi humbjet për ta kanë qenë tepër të mëdha, duke qenë se shumë prej tyre janë dhe me kredi.
Fermeri 1: Ça të them unë tani. Ku të filloj? Do fajësoj atë që e kanë prodhuar faren dhe e shesin. Tani derisa na kërkojnë taksa, shteti të vërë dorë. Të na dëgjojnë, të na shikojnë si vuajmë. Duam të ushqejmë fëmijët. Të vërë dorë shteti.
Fermeri 2: Ça të themi ne? Ne me kredi jemi. Sa duan ata ne i jemi përgjigjur. 250 lekë, aq. Ça të bëjmë . Ku të shkojmë? Ku do mbytemi? Shteti të vërë dorë. Si këtë herë nuk kemi pasur probleme. Plehrat kimike kemi për t’i paguar. Më ka vajtur kosto 5 milionë lekë. Kalamajtë duan të hanë. Ta shesim 100 lekë ne? Këtë nuk e ha as tregu i brendshëm. Ta mbash 3 ditë në arkë ktë e hanë mushkonjat. Prishet.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI-Emrat e tre shqiptarëve që dyshohet se kanë vrarë Roberto Mottura, arkitektin 49-vjeçar natën e 9 qershorit 2021 janë bërë publike.Emirjon Marjini,...
VLORË– Mëngjesin e sotëm janë kapur nga Policia në Portin e Vlorës, 15 klandestinë nga Siria. Emigrantët janë kapur ndërsa po tentonin të hipnin në n...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al dhe shqiptarja.com kanë si lajm kryesor heqjen e bllokimit të dy pikave kufi...
TIRANË– Moti do të jetë i qëndrueshëm, ditën e sotme dhe të nesërme. Sot, vranësirat do të përqendrohen në jug aty ku do të ketë reshje të izoluara e...