Aktualitet

E RËNDË! Goditet me sopatë 27-vjeçari në Gramsh, arrestohet në flagrancë autori

2 Tetor 2021, 07:48 Nga DOSJA
E RËNDË! Goditet me sopatë 27-vjeçari në Gramsh,

GRAMSH– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Vinë, të Gramshit. Policia informon se një 35-vjeçar ka goditur me mjet prerës, sopat 27-vjeçarin me inicialet T.B. Konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta. Personi i cili u qëllua me mjetin prerës tashmë ndodhet në spital, duke marrë ndihmën e duhur mjekësore. Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, 35-vjeçarit me banim në fshatin Kishtë, të Gramshit. Ai akuzohet për për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 01.10.2021, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Vinë, Gramsh, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T., 35 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (sopat), shtetasin T.B., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në përfundim të veprimeve, shtetasi G.T., 35 vjeç, banues në fshatin Kishtë, Gramsh, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne gramsh plagosje ne gramsh

Sondazh

Poll