Ekonomi

VIDEO/ Çmimi i miellit, Ahmetaj: Autoriteti i Konkurrencës përbëhet nga profesionistë, për TVSH-në e shportës presim PD

30 Shtator 2021, 10:13 Nga DOSJA
VIDEO/ Çmimi i miellit, Ahmetaj: Autoriteti i Konkurrencës

TIRANË– Zv.kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se ekonomia shqiptare për tremujorin e dytë të vitit 2021 është rritur me 17.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo për kabinetin Rama 3 është rritja më e madhe në rajon. “Një vit më parë në tremujorin e dytë ekonomia pësoi një rënie drastike të krahasuar me atë të vitit 1997.”,-tha Ahmetaj në një konferencë për mediat ku doli bashkë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Ahmetaj renditi shifrat e disa prej sektorëve kryesorë për vitin 2021, ku shtoi se edhe konsumi ka pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin e shkuar. “Konsumi në familje është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë”,-tha Ahmetaj.

Referuar debatit për rritjen e çmimit të miellit që ka sjellë një rritje edhe të çmimit të bukës, zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha se kishte besim tek vendimi i Autoritetit të Konkurrencës për të mos gjobitur kompanitë e importimit të miellit që e rritën çmimin në grup, duke shtuar se janë profesionistë. Ahmetaj shtoi se qeveria po pret një propozim konkret nga opozita për uljen e TVSH-së nga 20% deri në 6% për artikujt bazë të shportës. 

Pas tij, fjalën e mori Ibrahimaj. Ministrja renditi të gjithë industritë që kishin ndikuar në rimëkëmbjen e ekonomisë, duke nxjerrë sektorin e bujqësisë si të vetmin me humbje. Por Ahmetaj ndërhyri duke shtuar se në statistikat e bëra në vitin 2008-2009 kishte pasur “fryrje” të shifrave, gjë që sipas tij do të rregullohet me Eurostat. Si shembull se bujqësia nuk është në krizë, Ahmetaj ka dhënë faktin që krerët e lopëve janë në ulje, por prodhimi i qumështit është në të njëjtin nivel. Madje është ulur edhe importi nga jashtë.

(k.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi arben ahmetaj delina ibrahimaj arben ahmetaj delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Ekonomi 30 Shtator 2021, 05:34

Bankat janë OK me stres testet në skenarin bazë

Kapitalizimi i sektorit bankar i ka kaluar me sukses provat e radhës së rezistencës të ushtruara nga Banka e Shqipërisë në skenarin bazë.Megjithatë, provat treg...

Ekonomi 29 Shtator 2021, 13:41

Përveç problematikës së mësimit me turne dhe orëve të shkurtuara, kryesisht në shkollat e kryeqytetit, prindërit e nxënësve të klasës 4-c në shkollën kon...