Ekonomi

29 Shtator 2021, 13:41 Nga DOSJA

Përveç problematikës së mësimit me turne dhe orëve të shkurtuara, kryesisht në shkollat e kryeqytetit, prindërit e nxënësve të klasës 4-c në shkollën kongresi i Lushnjës kanë një tjetër shqetësim. Fëmijët e tyre janë pa mësuese kujdestare.

“Unë shkova dje në shkollë dhe nuk bëmë mësim, s’kishim mësues. Vetëm luajtëm me njëri-tjetrin”.

Kjo situatë është përsëritur. Nuk ka zgjidhje nga vjet. Po çoroditen fëmijët, mësim jo I plotë, tërmet pandemi edhe mungesa e mësueses është mangut. Kërkojmë zgjidhje”.

Edhe vitin e shkuar shkollor, nxënësit e klasës së katërt kanë zhvilluar procesin mësimor me mësuese të ndryshme, madje prindërit ankohen se ka pasur raste kur fëmijët e tyre kanë qëndruar gjatë orës së mësimit me sanitaren e shkollës.

“Nuk kërkojmë shumë. Thjesht mësuesen e arsimit fillor për fëmijët. Kanë bërë sikur zhvillonin mësim, s’kanë bërë fare. Luanin e bënin vizatime!! Jemi shumë të shqetësuar. Ju lutem sa do zgjas kjo”.

Pas ankesave të përsëritura të prindërve për mungesën e mësueses kujdestare në klasë, drejtoria e shkollës ka premtuar në zgjidhjen e situatës që gjatë kohës së përsëritjes, mirëpo viti i ri shkollor ka nisur me të njëjtën shqetësim. Ndërkohë që drejtoresha e shkollës nuk pranon të dalë pas interesimit të Top Channel.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale ankesa per mesimin ne shkolle ankesa per mesimin ne shkolle

Sondazh

Poll