Art&Argëtim

Bashkëshorti feston 35 vjetorin, gazetarja i bën urimin e ndjerë: Ti je mburoja ime, u plakshim bashkë

8 Qershor 2019, 22:33 Nga DOSJA
Bashkëshorti feston 35 vjetorin, gazetarja i bën urimin e ndjerë:

Gazetarja e njohur Ervina Shehaj ka uruar bashkëshortin e saj, i cili feston ditëlindjen e 35-të.

Urimi i saj:

Ti e di që mua më pëlqen të shkruaj sepse në fund të fundit kjo është puna ime. Por çfarë të them unë për ty! Asnjë fjalë nuk do të mund të të përkufizojë.
Ti je thjesht unik.
Të uroj 135 vite të lumtura krah meje.
Ti je mburoja ime! Faleminderit që duron një tekanjoze si unë. Ti kurr nuk më largon nga vetja, por më shtrëngon fort si të jem medaljon i artë.
Ti di çdo detaj timin. Ti di çdo shprehje të mimikës së fytyrës sime.
Ti je pasqyra ime e vetme. Je drita e syve të mi. Je heroi i çdo lufte e çdo beteje që unë kam kaluar. Ti je në krye të gjithë botës time. Je gjysma ime!
Ti e di që punën që unë bëj e dashuroj dhe gjithmon e vendos në plan të parë, duke të të marrë edhe kohën që shpesh herë duhet të të dedikohem ty.
Më fal që ndonjëherë ndihesh si i lënë pas dore për shkak të kësaj.
Faleminderit që ti po rri në këtë vend vetëm e vetëm që unë të ndjek ëndrrën time të gazetarisë.
Faleminderit që më mirëkupton dhe më mbështet në çdo hap që unë bëj.
U plakshim bashkë e festofshim edhe 100 ditëlindje të tjera!
❤❤
Love you!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale ervina shehaj ervina shehaj

Sondazh

Poll