Art&Argëtim

Sozia e Jemin Gjanës firmos për palën kineze, flamuri kompromenton dukjen

8 Qershor 2019, 13:15 Nga DOSJA
Sozia e Jemin Gjanës firmos për palën kineze, flamuri

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka firmosur një marrëveshje me qeverinë kineze, por ajo që bie në sy është ngjarshmëria thuajse si dy pika uji e zyrtarit të lartë kinez me ish-ministrin e Bujqësisë Jemin Gjana.

Në pamje të parë dhe me një sy jo të vëmendshëm, shumë kush do të mendonte se Partia Socialiste dhe ajo Demokratike po firmosin një marrëveshje të fshehtë. Kjo nisur nga situata politike që po kalon vendi në prag të zgjedhjeve, e njëjta situatë kjo me atë të 2 viteve më parë, kur kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama, firmosën marrëveshjen e famshme të 17 majit.

Por pasi i rikthehesh fotos, me një vështrim më të thellë, vëren se në foto është flamuri kinez. Kjo ndjell akoma më shumë kureshtje dhe sytë e mendja bëhen një dhe pikasin në foto jo Jemin Gjanën, por sozinë e tij nga Kina. Në këtë moment rrahjet e zemrës rikthehen në ritmin e tyre normal dhe mendja punon më kthjellët.

Fundja në të tilla situata duhet të jesh më i ftohtë dhe më i ngeshëm. Ngutja mund të çojë në keqkuptime të rënda, apo tashmë nuk po zhvillohet edhe nisma e kryeministrit për dënimin e shpifjes. Si thotë populli, “i duruari, i fituari”, kështu shpëton nga dënimi për shpifje.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale fotoja e sozisë së jemin gjanës sozia e jemin gjanës sozia e jemingjanës marrëveshje me ps fotoja e sozisë së jemin gjanës sozia e jemin gjanës sozia e jemingjanës marrëveshje me ps

Sondazh

Poll