Donte të vaksinohej që të takonte gjyshen por babai nuk e lejonte, 12-vjeçari në Holandë e hedh ne gjyq dhe fiton
24 Shtator 2021, 08:03Nga DOSJA
HOLANDË– Një djalë 12-vjeçar në qytetin holandez të Groningen ka fituar një betejë gjyqësore për t’u vaksinuar kundër Covid-19 në mënyrë që ai të vizitojë gjyshen e tij që po vdes, pavarësisht kundërshtimeve të babait të tij. Djali donte të kalonte sa më shumë kohë me gjyshen e tij, e cila ka kancer metastatik të mushkërive dhe është “në fazat e fundit të jetës së saj”.
Sipas BBC, një gjykatës vendosi se vaksina do të zvogëlonte shanset e tij për të infektuar gjyshen e tij, e cila ka kancer të avancuar. Gjykatësi Bart Tromp i Rrethit Groningen tha se djali duhet të vaksinohej menjëherë sepse interesat e tij ishin më të rëndësishme sesa shqetësimet e babait.
Gjykatësi Tromp hodhi poshtë argumentet e babait të djalit se vaksinat ishin “në një fazë testimi” dhe paraqesin rreziqe për organet riprodhuese, duke thënë se ato nuk kishin bazë shkencore. Ai gjithashtu përmendi rreziqet që ka infektimi te fëmijët.
Vakisnimi në vend është miratuar dhe për adoleshentët nga 12-17 vjeç por kërkohet miratimi i prindërve. Ligji holandez thotë se nëse prindërit nuk mund të bien dakord, një gjykatës duhet të vendosë në interesin më të mirë të fëmijës.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË- Presidentët e Kosovës, Malit të Zi dhe ai Bosnje e Hercegovinës, kanë shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit që ndodhën në rajon, raporton Gaze...
KOSOVË– Ditën e sotme pritet që qeveria e Kosovës të miratojë masat e reja anti-Covid, pasi u shpallën ditën e djeshme nga ministri i shëndetësisë, A...
SHBA- Një person i armatosur hapi zjarr brenda një dyqani ushqimor në Tennessee të SHBA-së, duke vrarë një dhe plagosur 12 të tjerë, thanë autoritetet. Personi ...
SHBA- Një Komision i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin 6 janarit në Kapitol u ka dërguar kërkesa ligjore për të dhënë dëshmi katër këshilltarëve dhe ba...
SHBA– Fushata amerikane e vaksinimit kundër COVID-19 është në prag të një faze të re të madhe pasi këshilltarët qeveritarë të enjten rekomanduan dozën për...