Bota

Supozimet e mediave, Angela Merkel: Nuk do të shkoj në Hamburg pas përfundimit të mandatit

22 Shtator 2021, 05:44 Nga DOSJA
Supozimet e mediave, Angela Merkel: Nuk do të shkoj në Hamburg pas

GJERMANI– Angela Merkel ka dalë totalisht jashtë planeve të mediave, të cilat prej muajsh spekulonin se pas përfundimit të mandatit, do të largohej për në Hamburg. Teksa largohej nga Rügen, një ishull në Gjermaninë verilindore gjatë turneut të lamtumirës në zonën e saj elektorale, Merkel e mohoi këtë gjë.

Ajo tha se nuk do të shkojë të jetojë në Hamburg. Merkel shtoi se do të qëndronte në Berlin dhe në zonën Uckermark, përreth Brandenburg.

 “Unë nuk do të shkoj në Hamburg, siç thuhet. Zona ime e mëparshme elektorale nuk është larg nga atje përmes autostradës së bukur A20. Krahasuar me zonën time zgjedhore, Uckermark nuk është aq i ndryshëm. Atij i mungon vetëm Deti Baltik,”- tha kancelarja.

Më herët ishte raportuar se Merkel synon të transferohet në qytetin e saj të lindjes më konkretisht, në rrethin e Blankenese, pas përfundimit të mandatit të saj 16-vjeçar.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel angela merkel

Sondazh

Poll

Bota 22 Shtator 2021, 08:04

Gruaja shqiptare infektohet 3 herë me Covid!

KOSOVË– Tre herë me Covid-19 është infektuar një grua nga Tetova. Pasi u negativizua për herë të tretë, ajo ka bërë vaksinën. Gruaja nuk është shtrua...