Bota

Inteligjenca amerikane në panik: Al Kaeda mund të sulmojë brenda 1 viti

14 Shtator 2021, 20:36 Nga DOSJA
Inteligjenca amerikane në panik: Al Kaeda mund të sulmojë brenda

SHBA- Zyrtarët e lartë të inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar se Al Kaeda mund të jetë në gjendje të kërcënojë SHBA në vetëm 12 muaj. Unilad shkruan se përpara marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talebanët, zyrtarët e Pentagonit shprehën shqetësimin se Al Kaeda mund të rindërtohej brenda dy vitesh. Përveç rindërtimit në Afganistan, zyrtarët kanë paralajmëruar se grupi terrorist mund të kërcënojë SHBA-në në një të ardhme jo të largët.

Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, gjenerali Scott D. Berrier, është shprehur se vlerësimi aktual  që Al Kaeda të krijojë një aftësi për të kërcënuar të paktën SHBA-në është një deri në dy vjet.

David S. Cohen, zëvendës drejtor i CIA-s, i bëri jehonë shqetësimeve të ngjashme dhe tha se është e vështirë të thuash në afatin kohor kur Al Kaeda ose filiali i Shtetit Islamik në Afganistan do të kenë aftësinë për të goditur SHBA-në.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota al kaeda cia david s. cohen scott d. berrier al kaeda cia david s. cohen scott d. berrier

Sondazh

Poll

Bota 14 Shtator 2021, 20:26

Cilat janë arritjet e Kancelares Angela Merkel?

GJERMANI- Dorëheqja e kancelares gjermane, Angela Merkel, pas zgjedhjeve federale në fund të muajit, do të shënojë fundin e një epoke jo vetëm për Gjermaninë, p...