Art&Argëtim

‘Jam shtatzënë’, Florjana Garo zbulon se është në pritje të fëmijës së dytë

6 Qershor 2019, 16:01 Nga DOSJA
‘Jam shtatzënë’, Florjana Garo zbulon se është

Teksa fliste për vështirësitë e menaxhimit të karrierës, biznesit dhe Adias, Floriana dha lajmin e bukur se është shtatzënë për herë të dytë. Adia, do të bëhet se shpejti me një motër ose vëlla. Nuk dihet ende gjinia e bebit, pasi Floriana është 3 muajshe shtatzënë.

“Jam shtatzënë 3-muajshe. Është shumë herët, por ne donim që Adia të kishte një motër ose vëlla. Adia ka marrë të gjithë vëmendjen tonë të gjyshërve dhe është llastuar paksa. Ndoshta ardhja në jetë e një fëmije tjetër, do ta ndryshojë disi. Pastaj mendova: unë ia kam marrë dorën mëmësisë dhe më mirë tani shpejt dhe nuk i harroj ato që kam mësuar”,-është shprehur Floriana.

Gjithashtu, Floriana tregoi se do të donte një djalë meqë e ka një vajzë.

“Unë do të doja një djalë, meqë e kam vajzën, por shpresoj që të ketë vetëm shëndetin. Për Adian do të ishte më mirë një motër, por unë dua të jetë shëndoshë e mirë, çfarë do që të jetë”,-është shprehur Floriana me sytë që i qeshnin nga lumturia.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz floriana garo rudina shtatezene serish floriana garo rudina shtatezene serish

Sondazh

Poll