Ekonomi

Debati me Pastorin Akil Pano, Xheni Karaj shpjegon: Përdori gjuhë denigruese, por nuk pres të dënohet. Qëllimi im është n

10 Shtator 2021, 21:19 Nga DOSJA
Debati me Pastorin Akil Pano, Xheni Karaj shpjegon: Përdori gjuhë

TIRANË- Xheni Karaj ka shpjeguar në emisionin “Rrugëtim me Anilën” , përse ‘Aleanca LGBT’ ka bërë ankesë për pastorin Akil Pano dhe dy persona të tjerë. Arsyeja ka qenë një debat i ndodhur kohë më parë mes pastorit dhe një përfaqësuesi te komunitetit LGBT.

Ajo u shpreh se nuk pret të ketë të dënuar nga ankesa e bërë, por persona të ndërgjegjësuar.
Xheni theksoi se çdokush ka të drejtën dhe lirinë për të bërë zgjedhjet që do, pa u paragjykuar.

“Është krijuar një narrativë e gënjeshtërt për atë që po ndodh. Tre akuzat janë ngritur pranë Komisionerit kundër Diskriminimit, që është institucion i pavarur. Ankesat nuk janë ngritur për shkak se ata mendojnë ndryshe nga komuniteti LGBT. Kam vite që debatoj me Pastorin nëpër studio televizive. Jam përpjekur të tregohem e kujdesshme dhe të respektoj lirinë e besimit të Pastorit. Por, pamë që i njëjti qëndrim nuk u mbajt nga Pastori, zonja Blerta dhe zonja Lekli. Akuza ndaj tyre nuk bëhet për mendimin ndryshe, por mënyra se si e kanë shprehur mendimin ndryshe.

Pastori është shprehur se LGBT “ka një axhendë agresive, këto nisma janë nisma që vijnë nga një komunitet i sëmurë, egoizmi i tyre është i sëmurë”. Kjo gjuhë, duke u bazuar në legjislacion, kalon përtej lirisë së shprehjes. Kjo gjuhë denigron, ofendon, stigmatizon komunitetin LGBT. Ky është përcaktimi që jep ligji për diskriminimin. Pastori ka vijuar në rrjetet sociale, duke krahasuar lidhjet LGBT me zoofilinë.

Kur dikush është figurë publike, ka ndikimin të orientojë masën, të nxisë masën, të ndryshojë opinonin dhe shumë herë përmes gjuhës që përdor, e ndikojnë masën drejt sjelljeve diskriminuese dhe drejt nxitjes së urrejtjes“, tha Karaj.

Pastori Akil Pano ka mbajtur disa herë qëndrim mbi kërkesat e komunitetit LGBT për ndryshimin e nocioneve ‘nënë’ dhe ‘baba’ duke thënë se kjo gjë prek bazat e një familje të shëndetshme, deklarata të cilat kanë provokuar ‘Alenacën LGBT’ në Shqipëri.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale akil pano xheni karaj akil pano xheni karaj

Sondazh

Poll

Ekonomi 9 Shtator 2021, 05:16

Shtrenjtohen dhe kostot e ndërtimit

TIRANË– Rritja e çmimeve, krahas produkteve ushqimore po shtrihet dhe në sektorë të tjerë, duke përfshirë ndërtimin. Kjo rritje ka ardhur krye...