Art&Argëtim

E akuzoi për keqpërdorim të emrit të saj, Rihanna tërheq padinë ndaj të atit pak javë para gjyqit

9 Shtator 2021, 16:46 Nga DOSJA
E akuzoi për keqpërdorim të emrit të saj, Rihanna

SHBA– Pak javë para paraqitjes në gjykatë, Rihanna ka tërhequr padinë ndaj të atit, shkruan BBC.

Roland Fenty, babai i këngëtares dhe partneri i tij, Moses Joktan Perkins, kishin krijuar një kompani të quajtur ‘Fenty Entertainment’ duke pretenduar se ishte e lidhur me vetë Rihannan.

Ylli i popit e paditi babanë e saj në vitin 2019 me akuzën për keqpërdorim të emrit të saj. Rihanna u shpreh se i ati po përpiqej të përfitonte nga suksesi i markës së saj tregtare “Fenty” të cilën ajo e ka përdorur në biznese të ndryshme.

Në dokumentat e gjykatës shkruhej se pavarësisht lidhjes së tyre të gjakut, babai i Rihannës nuk ka qenë kurrë i autorizuar për të vepruar në emër të saj.

Roland Fenty kishte rezervuar pa dijeninë e Rihannës disa koncerte dhe një turne jashtë vendit me vlerë prej 15 milionë dollarësh. Këngëtarja vendosi ta tërhiqte padinë duke mbyllur konfliktin mes tyre jashtë dyerve të gjykatës.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz rihanna terheq padine roland fenty rihanna terheq padine roland fenty

Sondazh

Poll