Aktualitet

I akuzuar për korrupsion, Edvin Prifti nxjerr çmimet: Jam ndër mjekët më të mirë në botë, por askush s’më uroi! Flas

8 Shtator 2021, 19:44 Nga DOSJA
I akuzuar për korrupsion, Edvin Prifti nxjerr çmimet: Jam ndër

TIRANË– Mjeku kardiolog Edvin Prifti, i cili është në një proces gjyqësor pasi akuzohet për korrupsion, ka publikuar dje një çmim që ka marrë në Amerikë disa vite më parë. Pasi ka nxjerrë çmimin e fituar, ai shkruan se është më i madhi botëror me të cilin mund të nderohet një kirurg dhe që në 70 vjet, SHBA e ka marrë vetëm 2 herë.

Pergjigje! Satisfaksion amerikan ndaj meje dhe vendit tim. Cmimi me i madh boteror i kirurgjise kardio torakale ku nga gjithe evropa lindore dhe azia e afert si dhe gadishulli arabik pas Hungarise dhe Izraelit, renditet Shqiperia. Cmim qe ne 70 vjet, jepet nje here ne vit dhe USA e ka fituar vetem dy here. Ne vendin tim sma uroi askushi perkundrazi!,”-shkruan ai.

Ndërkohë edhe sot ka komentuar sërish të njëjtën çështje, duke replikuar me mediat, që sipas tij kanë theksuar vetmëm hapjen e arkivave prej tij. Po ashtu ai ka komentuar edhe të ashtuquajturin “blloku i zi” ku akuzohet se shkruante emrat e pacientëve që u merrte para për ndërhyrjet kirurgjikale.

Interesant! Postova dicka personale dhe portalet e “mire informuara” deklaruan qe une hapa arkivat e mia?! Paksa delirante nga ana e tyre! Arkivat e mia jane aq te shumta sa nuk eshte fb mjeti i duhur dhe i mjaftueshem. Per me teper edhe po ti beja publike, ata qe sot hedhin balte mbi mua me mashtrime sdo kuptonin asgje. Dikushi deklaron me “pergjegjesi” nje fare blloku korruptiv?! Ky eshte nje mashtrim i paster dhe sfidoj kedo qe te paraqese kete bllok dhe jo te merret me mashtrime mediatike. E verteta eshte qe kam nje bllok dhe po ju paraqes nje prej faqeve te tij. Eshte cmimi me i madh europian i kirurgjise kardiotorakale me nje vlere shume te konsiderueshme financiare, cmimi Fontan i dhene nga Shoqata Europiane e Kirurgjise Kardiotorakale. Dhe pas tij vijne dhe shume te tjere! Ky cmimi vendos ne vite 90 dhe qe atehere vetem 27 veta e kane fituar ne gjithe boten. Nuk do kishte vend per cmimin Pasteur, Borst, Neuromed etj. Ky eshte i vetmi bllok qe une kam per mashtruesit e kujtdo rryme qofshin. Sigurisht qe edhe per kete nuk jam uruar ndonjehere nga vendi im perkundrazi, por kete le tia leme kujteses!,”-shton ai.

POSTIMI I PLOTË:

 

Kardiokirurgu është nën hetim prej muajsh, për korrupsion e pastrim parash, pasi ra në ‘rrjetën’ e përgjimeve teksa prokuroria hetonte rastet e korrupsionit në gjykatën e Krujës, operacion gjatë të cilit u vu në pranga gjyqtarja Enkeleida Hoxha. Sekretarja e këtij institucioni fliste për ryshfet për operacionin e nënës së saj dhe për para që do t’i jepte Priftit. Për këtë arsye, mjeku u pezullua fillimisht nga detyra dhe më pas u vu në pranga. Gjetja e më shumë se gjysmë milioni euro në shtëpi e zyrë, kqyrja e telefonit dhe e lap-topit i bëri prokurorët e SPAK që të zgjeronin hetimet dhe të ngrinin dyshimet për përfshirjen e mjekut në të tjera veprimtari të dyshimta. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti edvin prifti

Sondazh

Poll