Bota

SHBA-ja i dhuron Kosovës 55 automjete ushtarake, Osmani: Do të ndihmojnë në ruajtjen e paqes

30 Gusht 2021, 10:01 Nga DOSJA
SHBA-ja i dhuron Kosovës 55 automjete ushtarake, Osmani: Do të

KOSOVË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë dhuruar Kosovës 55 automjete ushtarake.

Me këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen e saj ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ushtrisë amerikane si dhe popullit amerikan.

Dua që t’i shpreh mirënjohjen e thellë të qytetarëve të Republikës së Kosovës presidentit të Shteteve të Bashkuara, presidentit Biden, ambasadorit Kosnett, gjithë qeverisë amerikane, në veçanti ushtrisë së SHBA-së, por mbi të gjitha popullit amerikan, i cili po kujdeset që Kosova t’i zhvillojë kapacitetet e saj ndërvepruese ushtarake krahas zhvillimit të jetës demokratike dhe funksionimit të mirëfilltë të institucioneve të vendit”, tha Osmani.

Pas ceremonisë, Osmani, Kurti e Mehaj i panë nga afër automjetet e dhuruara nga SHBA-ja.

Këto pajisje të cilat janë karakteristikë për terrene të vështira dhe kanë rezistencë efikase ndaj goditjes së predhave, do t’u mundësojnë juve që veprimet tuaja në ruajtjen e paqes t’i zgjeroni e t’i shtrini gjithandej ku ju kërkohet”, tha presidentja Osmani.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara, ka thënë se vendi është duke u përballur me sfida e vështirësi si rezultat i pandemisë globale.

Pavarësisht kësaj gjendje të rënduar, Republika jonë vazhdon të mbetet e përkushtuar që të punoj bashkë me aleatët dhe partnerët  për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale e globale. Vendi ynë po mirëpret refugjatët afganë, po mbështet ushtarakisht paqen në Lindjen e Mesme, dhe vendet e rajonit me fatkeqësisht natyrore. Në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të ushtrisë tonë, rol të rëndësishëm luan partneri ynë i pazëvendësueshëm strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti philip s. kosnett shba i dhuron 55 mjete ushtarake kosoves vjosa osmani albin kurti philip s. kosnett shba i dhuron 55 mjete ushtarake kosoves vjosa osmani

Sondazh

Poll