Bota

Gjendet e vdekur një 22-vjeçare në Britani së bashku me një burrë, policia: Janë vrarë

30 Gusht 2021, 08:26 Nga DOSJA
Gjendet e vdekur një 22-vjeçare në Britani së bashku me

BRITANI– Një grua 22-vjeçare britanike është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj 300 mijë paund së bashku me një burrë, i cili po ashtu kishte ndërruar jetë.

E reja e gjetur e vdekur në një shtëpi në Kettering, Northamptonshire, është identifikuar si 22-vjeçarja, Maddie Durdant-Hollamby.

Sipas Indipendent, policia nisi një hetim vrasjeje pasi trupi i saj u gjet nga oficerët në shtëpi, ku u zbulua edhe trupi i një burri. Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendin e ngjarjes në Slate Drive rreth orës 13:00 të së Premtes, ku trupat u gjetën pas një raporti shqetësues nga familjarët për mirëqenien e Maddie.

Identifikimi zyrtar i burrit të vdekur pritet të kryhet gjatë ditëve të ardhshme dhe derisa ky proces të përfundojë, policia nuk mund të japi detaje të tjera.

Policia tha se nuk është bërë asnjë arrestim dhe se nuk po kërkon askënd tjetër në lidhje me hetimet e tyre. Ata besojnë se vdekjet ndodhën në një “incident të përmbajtur”, sipas një deklarate të lëshuar të Shtunën.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota maddie durdant-hollamby maddie durdant-hollamby

Sondazh

Poll

Bota 30 Gusht 2021, 06:27

AFGANISTAN– Nëntë anëtarë të një familje, përfshirë gjashtë fëmijë, ku më e vogla ishte 2 vjeç, u vranë në një sulm me dron amerikan që kishte në shënjes...