Bota

“Le ta bëjmë këtë marrëveshje”, Trump pret daljen e Britanisë nga BE për paktin e tregtisë

4 Qershor 2019, 13:30 Nga DOSJA
“Le ta bëjmë këtë marrëveshje”, Trump pret

ANGLI- Presidenti i SHBA, Donald Trump prej dy ditësh ndodhet në Britaninë e madhe dhe po zhvillon aty një vizitë dhe takime me krerët më të lartë të shtetit. Kjo vizitë e Trump duket se ka pasur në fokus marrëveshje  tregtare, pasi konferenca e mbajtur prej tij dhe kryeministres Theresa May është fokusuar tek ekonomia.

Presidenti i SHBA, ka thënë se ai beson se Britania mund të ketë një marrëveshje shumë të rëndësishme vendin e tij, pasi të shkëputet nga BE.  Po ashtu dhe gjatë takimit në mëngjes Trump tha se besonte se ka hapësirë për zgjerimin e mëtejshëm të tregtisë midis SHBA dhe Anglisë.

Kjo është diçka që doni të bëni dhe njerëzit e mi duan të bëjnë, le ta bëjmë këtë marrëveshje“, shtoi presidenti.

Kujtojmë se kjo vizitë e Trump është pritur me protesta nga qytetarë të shumtë, të cilët kundërshtojnë deklaratat e tij për Brexit-in.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump donald trump ne britanine e madhe theresa may donald trump donald trump ne britanine e madhe theresa may

Sondazh

Poll