Art&Argëtim

21 Gusht 2021, 09:41 Nga DOSJA

Sezoni sportiv këtë herë përfundoi më vonë se vitet e tjera dhe kjo për shkak të pandemisë. Euro2020 u shty me një vit si dhe kampionatet në gjithë botën u detyruan të luheshin me një kalendar shumë të ngjeshur, pasi ishin ndalur për pak kohë nga Covidi.

Por kjo nuk i pengoi futbollistët të kalonin disa ditë pushimi të mira dhe kjo me të drejtë pas kalendarit sfilitës.

Shumica e lojtarëve zgjodhën detin. Leo Messi preferoi ti kalonte pushimet jo larg Spanjës. Argjentinasi zgjodhi Ibizën për tu relaksuar.

Përveç familjes së tij Messi i bëri pushimet bashkë edhe me Suarezin.

Dyshja janë shokë të ngushtë pasi kanë luajtur më parë tek Barcelona. Në rrjetet sociale nuk munguan fotot e të dyve teksa relaksoheshin buzë një pishine. 

Pas nuk mbetet as Ronaldo. Ylli portugez njihet për afërsinë që mban me familjen e tij të madhe. Cr7 postoi së fundmi një video në Instagram, ku shfaqej bashkë me partneren e tij, Georgina dhe fëmijët, ulur në një tryezë gati për të darkuar. ‘’Ndershmëri dhe përkushtim’’ për të gjithë ne shkruhet poshtë videos.

 

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)


Mesa duket për Ronaldon ndershmëria dhe përkushtimi duhet për një familje të lumtur si një udhërrëfyes për gjërat kryesore që njeriu duhet të ketë në jetë. 

Erling Haaland kaloi ndoshta pushimet më të veçanta në radhët e futbollistëve. Sulmuesi i Dortmundit muk preferoi vetëm detin dhe rrezet e diellit. Norvegjezi vizitoi një fermë në qytetin e prindërve të tij dhe provoi të ushqente disa lopë.

Halaand nuk ngurroi ta postonte këtë moment të veçantë më rrjetet e tij sociale.

Por edhe Robert Lewandowski duket se përveç futbollit ka edhe një talent tjetër. Polaku pëlqen shumë kërcimin dhe nuk ngurron ta tregojë më rrjetet sociale. Një video e sulmuesit duke kërcyër ka marrë mbi 12 milionë pëlqime në ‘’Tik Tok’’. Lewandowski nuk e lë pas dore as stërvitjen, ku në një video tjetër shihet duke u stërvitur me vajzën dhe gruan e tij.

Zlatan Ibrahimovic di gjithmonë si si të ngacmojë publikun. Sulmuesi i Milanit zgjodhi të bënte xhiro me biçikletë gjatë pushimeve në një vend malor. Shtatlarti suedez e postoi videon ku lëvizte me biçikletë në Instagram ku shkroi: Unë lëviz malet.

 

 

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic)


Gjitashtu Ibra publikoi edhe një foto me Mbappen ku duken në një ceremoni martesore. ‘’Vetëm ta imagjinoni’’ shkruan suedezi poshtë videos duke lënë të kuptohet se do kishin bërë një dyshe ëndrrash me Mbappen nëse do luanin bashkë.

Ndërsa Mauro Icardi vendosi të rikthehej në Itali për disa ditë pushimi. Sulmuesi u relaksua në një apartament me pishinë në Milano së bashku me gruan e tij, Wanda Nara.

Pushime luksoze ishin për yllin francez me origjinë algjeriane Karim Benzema. Ai njihet për stilin e tij luksoz të jetës të cilin nuk ngurron ta shfaqë. Sulmuesi i Real Madrid postoi një foto ku duket i pashqetësuar brenda Lamborghinit të tij.

Neymar nuk u largua nga Parisi por vendosi ti kalonte disa ditë pushimi në kryeqytetin francez. Braziliani duket se e ka të vështirë ta harrojë fëmijërinë pasi ka vizituar ‘’Disney Land’’. Neymar së nashku me shokun e tij tek PSG, Marquinhos kanë bërë një foto para parkut të madh të lojërave.

Të tjerët? Kudo ku mundën dhe postuan. Të gjalla dhe të nxehta pushimet e futbollistëve…njësoj si kjo verë.

(f.g;e.gj/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz cristiano ronaldo leo messi pushimet e futbollisteve cristiano ronaldo leo messi pushimet e futbollisteve

Sondazh

Poll