Art&Argëtim

‘Janë fytyra jonë’/ Robert Aliaj denoncon situatën në plazhet e jugut: Aromën e plehrave do ta miksoni me atë të deti

21 Gusht 2021, 06:31 Nga DOSJA
‘Janë fytyra jonë’/ Robert Aliaj denoncon situatën

TIRANË– Këngëtari i njohur Robert Aliaj, i cili shpesh ka provokuar me qëndrimet e tij ka marrë sërish vëmendjen e publikut ku ka denoncuar një skandal me hedhjen e plehrave në një ndër zonat më të bukura për pushim.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, këngëtari i njohur thotë se situata e shëmtuar e plehrave ndodhet në hyrjen e një ndër plazheve më të bukura në jug të vendit ku çmimet janë edhe të shtrenjta.


“Ja pra shikoni çfarë pamje e bukur përpara së të arrijmë në një nga plazhet më të bukura në jug, ku birra bën 5 herë më shtenjtë sesa në 1 nga kryeqytetet europiane me 5000 euro rrogë mesatare.Ju e dini aromën e plehrave, që do ta merrni sa herë vini në plazh dhe do ta miksoni me ato aromërat e detit. Këto plehrat këtu janë fytyra ime, fytyra juaj, fytyra jonë dhe fytyra e familjeve tona. Këta jemi ne”- vijon Aliaj.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz robert aliaj robert aliaj

Sondazh

Poll