Art&Argëtim

Heq dorë nga mësimi për tu bërë modele në OnlyFans, 34-vjeçarja: Bashkëshorti më nxiti për këtë 

19 Gusht 2021, 18:35 Nga DOSJA
Heq dorë nga mësimi për tu bërë modele në

SHBA- Modelja e OnlyFans dhe nëna e dy fëmijëve, Courtney Tillia zbuloi së bashkëshoti ishte nxitja kryesore për të që të futej në industrinë e modës +18. Në një intervistë për The Sun, ajo tregoi se para se të bëhej modele, punonte si mësuese, por e la këtë punë për shkak të problemeve financiare si dhe se ndihej e pavlerësuar nga karriera e saj.

Unë punoja si mësuese për gjashtë vjet kur fillova të luftoj emocionalisht, mendërisht, dhe madje edhe financiarisht sepse po bëja edhe doktoraturën time. Isha në një vend të errët, isha aq e dëshpëruar dhe po largoja gjithçka që doja, si burrin tim dhe fëmijët e mi. Isha shumë e mjerë dhe burri im më pyeti se çfarë doja të bëja sepse isha aq e shkëputur nga vetja dhe aq e pakënaqur me rrugën time, kështu fillova të punoj në një palestër,” u shpreh ajo.

Ajo tha se bashkëshorti i saj kishte qenë ideatori që 34-vjeçarja të niste si modele në OnlyFans.

“Burri im ishte ai që më filloi në modelim. Ishte diçka që gjithmonë doja ta bëja, por mendova se nuk isha e mirë në të. Unë nuk mendoja se mund ta bëja dhe ai më mësoi si të pozoja. Ai do të më fotografonte në garazh, banjo dhe pjesë të shtëpisë sonë dhe më postoi në Instagram.  Dhe kur iu afrova posaçërisht për OnlyFans në 2019, ai tha: Po, le ta bëjmë, pse kemi pritur kaq gjatë?,” tha ajo.

Courtney dhe Nick, të cilët kanë qenë të martuar për më shumë se tetë vjet, tani janë duke xhiruar një shfaqe për jetën e tyre dhe do të transmetojnë atë në TV.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz 'onlyfans' courtney tillia 'onlyfans' courtney tillia

Sondazh

Poll