Art&Argëtim

“Mendoja se do isha martuar deri tani, por kam gjetur dikë që më do dhe e dua”, Bebe Rexha i përgjigjet pyetjeve të saj

19 Gusht 2021, 17:53 Nga DOSJA

Bebe Rexha, një nga këngëtaret më në zë të momëntit në botën e muzikës është mjaft e njohur dhe për videot e këndshme që ndan me fansat e saj në rrjete të ndryshme sociale.

Ka qënë rrjeti social “TikTok” ai që këngëtarja ka zgjedhur të ndajë një video ku Bebe, tashmë 30 vjeç, i përgjigjet pyetjeve që vetja e saj ka pasur në moshën 17 vjeçare.

Bebe 17 vjeçare e pyet nëse ka një çmim ‘Grammy’ në moshën 30-vjeçare, dhe përgjigja e saj është: “Jo, nuk kam, por jam nominuar dy herë”.

Pyetja tjetër që Bebe 17 vjeç ka është nëse kanë  kontratë me ndonjë kompani të madhe regjistrimi dhe Bebe tani i thotë,“Po, kam lidhur dy herë kontratë, kompania e parë me të cilën nënshkruajte marrëveshje nuk pati besim tek ty, por më beso ishte më mire kështu”.

Adoleshtentja Bebe patjetër që do e pyeste edhe për jetën private dhe nëse eshtë martuar siç mendonte dikur e vogël. Bebe përgjigjet : “Unë e di që kemi menduar se më këtë moshë do të ishim martuar, por kjo ende nuk ka ndodhur. Por gjeta dikë që më do. Edhe unë e dua atë”. Artistja ndërkohë është në lidhje me regjisorin Keyan Safyari dhe duken shumë të lumtur.

Këngëtarja tregon edhe se çfarë nuk ka kurrë se do të arrinte, dhe përmen faktin se ka realizuar shumë këngë për shëndetin mendor që kanë ndihmuar shumë njerëz dhe se hiti i saj “country” me titull “Meant to be” ka qëndruar plot 50 javë në vendin e parë në klasifikim.

Me kaq këngëtarja i ka dhënë fund intervistës me veten në “Tiktok”

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz bebe rexha interviste ne tiktok bebe rexha interviste ne tiktok

Sondazh

Poll