Bota

Pronari arab shkel ligjin arkeologjik në Greqi, ndërton ashensor për tu ngjitur në shtëpi

13 Gusht 2021, 09:27 Nga DOSJA
Pronari arab shkel ligjin arkeologjik në Greqi, ndërton ashensor

GREQI– Në tërësi, Hydra është karakterizuar si një vend arkeologjik dhe një monument kulture dhe mbrohet nga institucionet si një vend me bukuri të veçantë natyrore në Greqi.

Kjo mesa duket nuk ka qenë e ditur nga një pronar arab, i cili prej vitesh ka blerë një pronë në ishull dhe konkretisht në portin mbi pikën ku dominon statuja prej bronzi e Andreas Miaoulis.

Sipas Protothemës, pronari i pronës, për faktin se ai ka disa probleme lëvizjeje, ndërtoi një ashensor në natyrë, i cili qëndronte mbi shkëmbinj, për të shkuar lart e poshtë në shtëpinë e tij. Kur puna e tij u realizua, banorët dhe anëtarët e Shoqatës së Ekologëve të Hidrës reaguan dhe ashensori u hoq.

Manolis Tsakiris, kryetar i Shoqatës së Ekologëve Hydra, tha pas ankesës së shumë banorëve të zonës u bë e mundur shembja e ashensorit që rrezikonte monumentin dhe prishte imazhin historik të vendit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni andreas miaoulis greqi shkeli ligjin arkeologjik andreas miaoulis greqi shkeli ligjin arkeologjik

Sondazh

Poll