Art&Argëtim

Brendan Fraser rikthehet në ekranin e madh, për pak sa nuk u ‘mbyt’ pasi u shpreh se do të luajë me Di Caprion d

12 Gusht 2021, 11:46 Nga DOSJA
Brendan Fraser rikthehet në ekranin e madh, për pak sa nuk u

SHBA– Aktori hollivudian, Brendan Fraser po përjeton një rikthim ‘të bujshëm’ në kinematrografinë amerikane.

Pas disa vitesh jashtë qendrës së vëmendjes, aktorit më në fund iu ofruan përsëri role të mëdha, ku kohët e fundit u njoftua se do të marri pjesë në flimin e Martin Scorsese ‘Killers of the flower moon’, ai po luan në ‘The Whale’ të Daren Aronofsky, dhe aktualisht mund të shihet dhe në Don Cheadle dhe në ‘No Sudden Move’ në HBO Max.

Sipas Indipendent, Fraser kohët e fundit ka folur rrjetet sociale në lidhje me rikthimin e bujshëm në karrierë, ku në një TikTok, një ndjekëse e tij e quajtur, Lindley Key ngarkoi një video të saj duke folur me Fraser. Ai tha me shaka se ndjen ankth që do të jetë në një film të Scorsese me legjenda si Robert De Niro dhe Leonardo DiCaprio.

Unë do të punoj me Scorsese dhe Leo DiCaprio dhe Bob De Niro, Unë mendoj se mund të jem i sëmurë. Pak i shqetësuar. Do të jetë argëtuese, por ..” u shpreh ai.

Kay i tha aktorit se interneti është shumë mbështetës ndaj tij dhe ka kaq shumë njerëz që e duan. Në atë moment Fraser ‘desh u mbyt’ duke pirë ujë para se të vinte kapelen në kokë.

Në vitet 1990 dhe 2000, Brendan Fraser ishte një nga aktorët më të mëdhenj të Hollivudit, pas shfaqjeve të suksesshme në Encino Man dhe School Ties, ai vazhdoi të ketë sukses në flimin ‘The Mummy’. Por siç shpjegoi ai në një intervistë për GQ në 2018, Fraser përfundimisht u largua nga rolet kryesore për një numër arsyesh.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz brendan fraser martin scorsese brendan fraser martin scorsese

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Gusht 2021, 06:24

SHBA-Ish-gruaja e Eminem, Kim Scott, është shtruar në spital pasi tentoi të vriste veten. Ajo ka tentuar që të bënte këtë veprim më 30 korrik mirëpo tashmë lajm...

Art&Argëtim 12 Gusht 2021, 05:47

TIRANË– Festivali i Birrës në Korçë organizuar nga Bashkia do të mbahet me datat 18-22 gusht, ku përveç emrave shqiptarë do ketë edhe nga ata...