Bota

Beteja me zjarret në Europë, Greqia dhe Turqia drejt kontrollit të situatës, vatra të reja zjarri janë aktivizuar në Ital

10 Gusht 2021, 07:34 Nga DOSJA
Beteja me zjarret në Europë, Greqia dhe Turqia drejt kontrollit

GREQI– Zjarret e egra po vazhdojnë të shpërthejnë në ishullin grek të Evia në ditën e tetë rradhazi, duke bërë që banorët të largohen nga deti për tu shpëtuar flakëve. Deri më tani janë shënuar 3 viktima nga zjarret në vend.

Sipas mediave greke, më shumë se 2,000 njerëz janë evakuuar, me zyrtarët lokalë që thanë se nevojitej më shumë ndihmë për të luftuar zjarret që kanë shkatërruar pjesë të ishullit.

Në Evia, një ishull i madh në veri dhe lindje të Athinës, dy fronte zjarri kanë shkatërruar mijëra hektarë tokë, së bashku me një numër shtëpish dhe biznesesh. Zjarrfikësit janë përpjekur të mbajnë larg zjarret në një numër fshatrash në ishull.

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan se në Athinë janë regjistruar nivele deri në 465 mikrogram pjesëzash pluhuri të imët karboni për metër kub. Për krahasim kufiri që ka vendosur BE -ja është 50 mikrogramë për metër kub ajër. Ekspertët paralajmërojnë edhe rreziqet nga tymi i shkaktuar nga zjarret intensive ku i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë masak dhe të evitojnë daljet jashtë shtëpisë.

Ndërkohë Turqia prej 13 ditësh rresht lufton me zjarret. Aktualisht mbeten 2 vatra aktive në provincën e Mugla në Turqinë jugperëndimore. Të paktën tetë persona dhe kafshë të panumërta kanë humbur jetën dhe mijëra banesa dhe pyje janë shkrumbuar.

Në Itali, qindra njerëz u evakuuan nga shtëpitë, hotelet dhe vendet e pushimit pasi një zjarr kërcënoi vendpushimin Adriatik të Cabomarino. Policia italiane ka arrestuar një fermer për zjarrvënie të qëllimshme pasi ky i fundit u kap nga kamera teksa i vinte flakën vendit. Zjarret po ndizen gjithashtu në Bosnjë dhe veçanërisht në një zonë pranë kufirit me Kroacinë. Beteja është e vështirë për zjarrfikësit për shkak të erërave të forta dhe terrenit të paarritshëm.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zjarre ne greqi zjarre ne greqi

Sondazh

Poll