Aktualitet

Aksidentoi për vdekje të moshuarën, arrestohet drejtuesi i mjetit në Durrës, ndalohen dhe tre persona të tjerë (VEPRAT PE

9 Gusht 2021, 07:37 Nga DOSJA
Aksidentoi për vdekje të moshuarën, arrestohet drejtuesi i mjetit

DURRËS– Arrestohen në flagrancë 4 persona, për vepra të ndryshme penale. Një person u arrestua pasi në lagjen nr.15, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin tip “Ëolksëagen”, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike marijuanë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në aksin rrugor Fushë Krujë -Thumanë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
E. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në lagjen nr.13, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

T. M., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale N. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ndërroi jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne durres durres arrestime ne durres durres

Sondazh

Poll