Art&Argëtim

Ishte ndër të parat që kritikoi ardhjen e tij, Besa Kokëdhima reagon ashpër pas komenteve se ka interpretuar këngën e Bre

7 Gusht 2021, 12:20 Nga DOSJA
Ishte ndër të parat që kritikoi ardhjen e tij, Besa

TIRANË– Ardhja e këngëtarit serb, Goran Bregovic në festën e birrës në Korçë ka shkaktuar debate të shumta sidomos në rrjetin e artistëve.

Ndër të parat që reaguan ishte këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila e konsideroi atë një njeri jo të mirë.

Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, shkruante ajo në Instagram.

Mirëpo, shumë komente qarkulluan në rrjet se reagimi i Besës ishte i pavlerë pasi vetë ajo kishte kënduar një këngë të kompozuar nga Bregovic, Ederlezi. Mesa duket këto komente nuk i kanë pëlqyer këngëtares e cila reagoi ashpër në një status në Instagram.

Lexoj ca të padijshëm në ekstrem, apo ca mercenarë të devotshëm…Që shkruajnë Besa që është kundër ardhjes së Bregovic ka kënduar këngën Ederlezi…injoranca…e frikshme,por ederlezi është këngë POPULLORE ROME, FOLKLORIKE ROME ME AUTOR KOMUNITETIN ROM në gjuhën Rome. E kënduar nga unë në NATËN ROME tek Këngët e Shekullit në Tv Klan. Edhe në video shkruhet NATA CIGANE. Bregovic e ka sjellë në disa forma, siç kanë bërë dhe 10-ra artistë të tjerë… lexoni dy rreshta, injorantë të lumtur e të devotshëm…”-shkroi ajo.

Kënga e cila u mbajt edhe si kolonë zanore e filmit të regjisorit Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve, në fakt është një këngë e vjetër rome por në film mban kompozimin e Bregovic i cili njihet për disa bashkëpunime me regjisorin.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz besa kokëdhima ermir kusturica revolta e shqiptareve ndaj bregovic besa kokëdhima ermir kusturica revolta e shqiptareve ndaj bregovic

Sondazh

Poll