Art&Argëtim

Kozeta Kurti e lumtur për ardhjen e këngëtarit serb në Korçë: Unë, spektaktore e radhës së parë!

7 Gusht 2021, 10:37 Nga DOSJA
Kozeta Kurti e lumtur për ardhjen e këngëtarit serb në

TIRANË– Zhurmë të madhe po bën fakti që Goran Bregovic është ftuar si këngëtar special nga Bashkia e Korçës, në fesën e birrës, e cila do të mbahet me 18 gusht deri më 22 gusht. Disa këngëtarë kanë anuluar pjesmarrjen, birra ‘Peja’ u tërhoq, madje online po bëhen thirrje që të bojkotohet festivali për shkak të prezencës së Bregovic. Mirëpo gazetarja Kozeta Kurti mezi po e pret datën e festivalit, pikërisht se i ftuar do të jetë këngëtari serb.

Në llogarinë e saj Instagram ajo ka ndarë një video nga një performancë e Bregovicit.

22 gusht 2021 në Shqipëri. Unë, spektaktore e radhës së parë”, ka shkruar në mbishkrimin e videos.

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet.

Kush është Goran Bregoviç?

Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz goran bregovic kozeta kurti goran bregovic kozeta kurti

Sondazh

Poll