Pushimet e Dua Lipës në Shqipëri “jehonë” në mediat ndërkombëtare, Daily Mail artikull për këngëtaren dhe vendin t
5 Gusht 2021, 08:06Nga DOSJA
BRITANI– Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa tashmë prej ditësh po kalon pushimet me familjen dhe të dashurin e saj në bregdetin shqiptar.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri ajo ka postuar në rrjetet sociale momente nga pushimet relaksuese si dhe vendet që ajo ka vizituar. Duket se këto momente nuk kanë kaluar pa vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi ka qenë pikërisht tabloidi britanik, Daily Mail i cili i ka dedikuar një artikull Duas.
Në artikull ku janë publikuar fotot e Duas nga Butrinti, gazeta flet për veshjen plot stil të këngëtares por dhe për origjinën e saj dhe vendndodhjen e fotove.
Pak ditë më parë ajo vizitoi parkun e Butrintit në Sarandë ku dhe shpërndau disa foto të veshjes, ndërsa dje bëri ‘bujë’ një video e saj teksa kërcente me një gotë mbi kokë nën ritimin e ‘qyqekut’.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Ka kaluar më shumë se shtatë dekada, që nga koha kur shteti grek vendosi dhe mban ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë. Kjo gjë u bë me pretekstin, se: ng...
Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Pritet që t’i pranoni të gjitha situatat ashtu siç janë. Sado që do t’ju shtyjnë drejt situatave të pakëndshme, ju...
SHBA- Ish-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka festuar ditën e sotme 60-vjetorin e tij të lindjes. Nuk kanë munguar urimet për Obamën, por padyshim që i partne...
ANGLI- Dua Lipa prej më shumë se 10 ditësh ndodhet në Shqipëri duke shijuar pushimet. Ajo nuk ka ngurruar asnjëherë të postoj copëza nga pushimet e saj në rrjet...
KOSOVË-Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, pas kritikave të shumta që ka marrë nga fansat për pamjen e saj ka postuar një video pa filtra k...