Art&Argëtim

Laura Nezha dhe Mehmet Xhelili, nëpërmjet një përralle, sjellin thellësi në linjat e ‘lavdishme’ të komendisë brilan

2 Gusht 2021, 14:32 Nga DOSJA
Laura Nezha dhe Mehmet Xhelili, nëpërmjet një përralle,

TIRANË -Dy mbrëmjet e fundit të muajit korrik në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve u prit me shumë dashuri komedia universale “Duke edukuar Ritën” me aktorët Laura Nezha dhe Mehmet Xhelili, prodhim i Teatrit Shetitës Çajupi.

Rita( Laura Nezha) ëndërron të ketë një jetë, që shkon përtej punës në një sallon flokësh. Ajo regjistrohet në një Universitet të Hapur për te studiuar letërsi dhe është caktuar nën kujdesin e pedagogut Frenk. Rita e Nezhës lulëzoi- miqtë e rinj, puna e re dhe një vlerësim i ri për jetën e bënë më shumë se rrezatuse në fund të shfaqies. Këto dy netë Nezha na paraqiti një Rita të ngrohtë, por me gjuhën brisk, që përçoi fraza tejet zbavitëse. Nezha meriton një duartrokitje jashtë skenës, si e mirënjohur per te marrë përsipër dhe realizuar karaktere që dalin nga shpella origjinale.

M.Xhelili në rolin e Frenkut ishte vërtet i shkëlqyer. Xhelili me finesë përmes dialogut me shumë humor e ftoi partneren dhe se bashku ndërtuan një debat rreth temave me peshe të madhe: vlera e artit “të lartë” dhe “të ulët”, çfarë është në të vërtet kultura, vlera e opinionit nga pika të ndryshme vështrimi. Shfaqia e shisheve të uiskit pas librave, e bënin Xhelilin gjithnjë e më të çrregullt.

“Duke edukuar Ritën” dhuroi dy mbrëmje të mrekullushme, të pasura,argëtuse dhe me humor, por gjithashtu dhe një dialog tërheqës dhe inteligjent, në mënyrë origjinale në lidhje me kuptimin e jetës. Shfaqia gjithashtu ngriti për publikun pyetje si, ç’është liria, ç’është edukimi dhe nga çfarë perspektive opinionet përcaktohen si ” korrekte.” Shfaqia do të jetë përseri në një akord me publikun në fillim të muajit shtator.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture "duke edukuar ritën" laura nezha mehmet xhelili "duke edukuar ritën" laura nezha mehmet xhelili

Sondazh

Poll