Vjosa Osmani dhuron Medaljen Presidenciale për djalin e ndjerë të presidentit të Amerikës/ Reagon i prekur Joe Biden: Mirë
1 Gusht 2021, 18:51Nga DOSJA
SHBA-Pasi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhuroi Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden ka reaguar me anë të një video-mesazhi drejtuar Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e dhënies së Medaljes Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden, ka deklaruar se me ndarjen e kësaj medaljeje, Kosova njeh kontributin që ai dha për Kosovën.
Presidenti Joe Biden u ndje i prekur që dajli i tij i ndjerë të nderohej nga populli i Kosovës. Gjatë mesazhit të tij ai shprehu mirënjohje ndaj popullit të Kosovës, si dhe e ka porositur për më shumë punë në luftën kundër korrupsionit.
“Dua të falënderoj Republikën e Kosovës për këtë medalje, është me të vërtetë nder njohja e trashëgimisë së Beau për punën e përzemërt që ai bëri në Kosovë, më të cilën ai ra në dashuri. 5 vite më parë, familja jonë Biden, erdhëm në Kosovë për ceremoninë në nder të emërimit të magjistrales në emër të Beau. Ishte shumë prekëse për të gjithë ne, pasi kishte kaluar një vit që kur ai u nda nga jeta, të shohësh se si nderoheshin kujtimet e tij dhe mënyra se si flisnin për Beau duke pasur parasysh se sa jetë ai ka prekur, jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj popullit të Kosovës.
Beau ishte shumë i përkushtuar që krimet e luftës të hetoheshin dhe profesionalisht të ndiqeshin penalisht. Kjo për të ndihmuar Kosovën që të ndërtojë një sistem të drejtësisë të drejtë dhe të jetë në gjendje që të sjellë drejtësi e pajtim për vendin pas kohës që Slobodan Millosheviq dhunoi e brutalizoi vendin tuaj. Ka më shumë punë për të luftuar korrupsionin, të drejtat e pakicave fetare e etnike, pastaj të ndërtohen marrëdhënie pozitive me shtetet fqinje dhe të rritet zhvillimi ekonomik,”– tha Biden.
Kjo është hera e dytë që Kosova e nderon, pasi në 2016, Biden së bashku me familjen e tij, kanë vizituar Kosovën, për të inauguruar rrugën Beau Biden.
(f.i/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- Për të ndaluar pandeminë e COVID-19 po kërkohet që qytetarët të vaksinohet.Por për disa njerëz është një eksperincë e frikshme. Dailymail ka siguruar një ...
SHBA- Mjeku amerikan Ghassan Kamel drejtor i qendrës medicinale ICU në spitalin St. Louis të Missouri me anë të disa pamjeve të ndryshimit të mushkërive, ka bë...
SHBA– Hakerët rusë që kryen fushatën masive kibernetike ndaj kompanisë amerikane SolarWinds depërtuan në llogaritë e postës elektronike të disa prej proku...
KROACI- Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik i autobusit në Kroaci, ku humbën jetën 10 pasagjerë kosovarë. Sipas Telegram Josip Mataija, shefi i S...
GREQI- Një turiste nga Austria teksa shijonte pushimet në Skiathos të Greqisë, denoncoi përdhunimin e saj nga një grup grekësh. Mediat e huaja raportojnë se 20...
DURRËS– Gazetari dhe analisti nga Kosova, Berat Buzhala e ka konsideruar një ofendim për shqiptarët, vendosjen e këngëve të serbes, Ceca, emri i vërt...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar takimin e tre shteteve fqinje për Mini-Shengenin, “Ballkani i Hapur”.Kurti tha se problemi kryesor ...
BRITANI– Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson dhe gruaja e tij, Carrie, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, pasi gruaja e kryeministrit zbuloi s...