Art&Argëtim

35-vjeçari ngjason frikshëm me Brad Pitt: Njerëzit më ngatërrojnë me të, shumë gra mendojnë që fotot e mia nuk janë t

29 Korrik 2021, 11:29 Nga DOSJA
35-vjeçari ngjason frikshëm me Brad Pitt: Njerëzit më

ANGLI -Nathan Meads, është një 35-vjeçar nga Oksfordi në Angli i cili ka një ngjashmëri të frikshme me aktorin e njohur Brad Pitt.

Sipas mediave ai është një person i thjeshtë, baba i dy fëmijëve,  i cili punon çdo ditë dhe ka treguar për mediat se është shumë e vështirë të dalë nëpër rrugë pasi gratë e ngatërrojnë atë me Brad Pitt.

Ai ka thënë se shumë gra e kontaktojnë nëpërmjet ‘Instagramit” për të parë nëse ka vërtet një ngjashmëri kaq të madhe me aktorin apo thjesht janë foto të modifikuara. Edhe pse është i ndarë nga gruaja ai ka mbyllur çdo rrjet të tijin social pasi nuk është i interesuar të fillojë romanca dhe do të fokusohet tek dy vajzat e tij.

“Sapo fshiva profilet e mia të takimeve nw rrjete sociale dhe thjesht po qëndroj beqar. Unë nuk jam për dashurinë sidoqoftë nuk dua të shqetësohem pasi vajzat e mia janë bota ime dhe përparësia ime më e madhe. Unë nuk jam duke kërkuar për Anxhelinën time.”– u shpreh ai.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz brad pitt nathan meads brad pitt nathan meads

Sondazh

Poll