Art&Argëtim

Të buzëqeshur e të dashuruar! Jennifer Lopez dhe Ben Affleck filmohen dorë për dore në rrugët e Capri-t, fansat çmenden

29 Korrik 2021, 08:23 Nga DOSJA
Të buzëqeshur e të dashuruar! Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

ITALI-Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë filmuar nga fansat rrugëve të Capri-t në Itali, ku ata janë vendosur për të kaluar pushimet pasi festuan ditëlindjen e 52-të të aktores ën Saint Tropez.

Siç shihet në video ata shëtisin dhe shijojnë bukurinë e Capri-t të kapur dorë për dore. Pamja e jashtme e tyre duket perfekte. Jennifer duket ‘rrezëllitëse” e veshur me të bardha, ndërsa Affleck mbante të veshur bluzë ngjyrë blu dhe pantallona ngjyrë kafe. Ka aq shumë fansa që kërkojnë të bëjnë fotografi me to, por kjo gjë duket se nuk i mërzit ata, të cilët shihen të buzëqeshur krah njëri tjetrit.

Në videon tjetër vihet re numri i madh i fansave në ambjentet e jashtme të restorantit ku po darkojnë çifti, të cilët presin për ti parë ata e për të bërë foto.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz ben affleck jennifer dhe ben ne capri jennifer lopez ben affleck jennifer dhe ben ne capri jennifer lopez

Sondazh

Poll