Art&Argëtim

Ylli i “Prison Break” diagnostikohet me autizëm, Wentworth Miller habit me deklaratën e tij: Kjo nuk është diçka që do

28 Korrik 2021, 15:56 Nga DOSJA
Ylli i “Prison Break” diagnostikohet me autizëm, Wentworth

SHBA- Aktori Wentworth Miller është diagnostifikuar me autizëm. 

Ylli i “Prison Break” edhe pse u diagnostukua me autizëm, duket se nuk e ka problem këtë fakt dhe nuk do donte ta ndryshonte. Në një postim në Instagram, Miller ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një karton të bardhë bosh, ku tregoi sëmundjen e tij.

“Është diçka që nuk do të doja ta ndryshoja. Të qenurit autik është thelbësore për atë që jam. Për gjithçka kam arritur/artikuluar. Kjo vjeshtë shënon 1-vjetorin tim të diagnostikimit me autizëm. I paraprirë nga një vetë-diagnostikim. Ishte një proces i gjatë. Unë jam një burrë i moshës së mesme, jo një 5-vjeçar,”- shkruan ai.

 

 

A post shared by Wentworth Miller (@wentworthmiller)

Autizmi është një paaftësi e zhvillimit që zakonisht shfaqet gjatë fëmijërisë së hershme dhe mund të ndikojë në aftësitë shoqërore, komunikimin, marrëdhëniet dhe vetë-rregullimin e një personi. Duke e quajtur atë një “tronditje” por “jo një surprizë”, Miller pranoi se ai ende ka shumë për të mësuar rreth autizmit.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz wentworth miller wentworth miller

Sondazh

Poll