Bota

Ashpërsimi i masave ndaj Covid-19 në Gjermani, policia e Berlinit ndalon mbajtjen e dy protestave

29 Korrik 2021, 06:55 Nga DOSJA
Ashpërsimi i masave ndaj Covid-19 në Gjermani, policia e Berlinit

GJERMANI– Dy protesta të planifikuara nga një grup skeptik i masave për koronavirus dhe programeve për vaksinim, janë bllokuar këtë fundjavë në Berlin nga ana e zyrtarëve të qytetit, transmeton dpa.

Marrë parasysh situatën aktuale, ne kemi ndaluar dy organizimet, një për 31 korrik dhe një tjetër për 1 gusht”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.

Ai nuk ka përmendur çfarë organizime saktësisht janë anuluar. Grupi Querdenken, ka bërë të ditura disa organizime për këtë fundjavë. Vendimi pë disa organizime tjera do të merret ndërkohë.

Një ngjarje e organizuar për të dielën në qendër të Berlinit, është parashikuar se mund të mbledhë 22,500 pjesëmarrës, ka thënë, Michael Ballweg, zëdhënës i grupit.

Ngjarja është prezantuar me temën “Viti i Lirisë dhe Paqes – Jeta pas pandemisë”. Anëtarët e këtij grupi kanë organizuar vazhdimisht ngjarje dhe marshe, teksa koronavirusi dhe kufizimet e lidhura me të, mbeten aktuale.

Policia e Berlinit ka thënë se janë duke u përgatitur për fundjavë shumë të ngarkuar.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani protesta ne gjermani koronavirusi ne gjermani protesta ne gjermani

Sondazh

Poll