Bota

64 vjeçarja bëhet ‘heroinë’ në Rusi, pret fëmijën që bie nga dritarja 7m e lartë

29 Korrik 2021, 06:09 Nga DOSJA
64 vjeçarja bëhet ‘heroinë’ në Rusi, pret

RUSI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Novokuznetsk të Rusisë ku një grua 64-vjeçare i ka shpëtuar jetën një fëmije, i cili po hidhej nga 7 metra lartësi

Daily Mail raporton se qytetarja ruse Svetlana Sanarova, po kthejeh nga pazari me qese në duar dhe papritur pa një fëmijë në dritare dhe gjëja e vetme që i shkoi në mendje ishte të linte gjithçka e ta shpëtonte. Mënyra e vetme për ta shpëtuar ishte duke e pritur që ta mbante kur të hidhej.

Kamerat e sigurisë kishin filmuar gjithçka dhe 65-vjeçarja arriti ta shpëtonte vogëlushin Egor. Pas aktit të saj shpëtimtar, gruaja thërriti për ndihmë dhe babai i fëmijës Dmitry Teryokhin, 27 vjeç, zbriti me nxitim për të marrë të birin.

Nga tronditja e momentit ai vetëm e falendëroi dhe nuk e pyeti as për emrin, dhe Svetlana u largua. Gjashtë ditë më vonë gruaja u identifikuar dhe autoritetet përgatitën një ceremoni te vogel nderi për aktin e saj.

Gruaja ‘shpëtimtare’ foli për mediat duke thënë se babai i fëmijës i kishte dhene nje shumë parash për veprimin që bëri edhe pse ajo e quan ofendim këtë gjë.

“E pashë që prej një distance që po qëndronte në dritare. Më pas nuk dija çfarë të bëja. Po mendoja, çfarë duhet të bëj? Nëse nuk e kapja do të përplasej në tokë para syve të mi. Duhet të vrapoja e ta prisja, përndryshe do të ishte shumë më keq. Dhe në fakt kur e kapa ishte shumë i rëndë, por nuk e mendova fare rrezikun atë moment”, thotë gruaja, duke shtuar se babai i kishte ofruar një shumë parash, të cilën e kishte refuzuar sepse ndjehej e ofenduar. Por ai ma futi gjithsesi në çantë, është në tavolinën time të shtëpisë tani. Nuk kam nevojë për to”.- tha ajo.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota svetlana sanarova svetlana sanarova

Sondazh

Poll

Bota 28 Korrik 2021, 20:13

SHKUP- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se hapi që po ndërmarrin për “Mini-shengenin” është shumë i rëndësishëm. Në një...