Art&Argëtim

Alban Ramosaj përjeton eksperiencën e frikshme në avion: Filloi të dilte tym

28 Korrik 2021, 14:34 Nga DOSJA
Alban Ramosaj përjeton eksperiencën e frikshme në avion: Filloi

TIRANË- Këngëtari Alban Ramosaj ka përjetuar një eksperiencë të frikshme në avion.

Alban Ramosaj me anë të postimeve në ‘Instastory’, ka treguar se avioni me të cilin po udhëtonte nuk u ul në momentin e duhur dhe sikur mos mjaftonte kjo, nga krahu i dhjathë filloi të dilte tym. Mesa duket situata në të cilën ndodhej e ka frikësuar këngëtarin aq sa ai i ka dërguar motrës së tij password-et e rrjeteve sociale dhe pinin e llogarisë bankare.

“Sapo përjetova një fluturim ku pajisjet e uljes nuk do të vendoseshin dhe kur ata e bënë pak para se të preknim tokën ne u detyruam të ngriheshim përsëri për shkak të një avioni tjetër në korsi dhe sikur të mos mjaftonte kjo, nga krahu i djathtë filloi të dilte tym. Gjithashtu, teksa ishim afër tokës i dërgova motrës sime gjithë kodet e mia, password-et dhe pinin e bankës. Tani do t’i fshij të gjithë mesazhet”, -shkruan Albani.

Por çdo gjë ka shkuar mirë më pas, ku në story-in e radhës Albani ka treguar se arritur shëndoshë e mirë në shtëpi.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz alban ramosaj alban ramosaj

Sondazh

Poll