Insights

Fact-check/ Kompania e mikut të Ramës që do të ndërtojë Milot-Balldren, mori 500 milionë lekë për Qafshtamën, shihni g

31 Maj 2019, 09:17 Nga DOSJA
Fact-check/ Kompania e mikut të Ramës që do të

TIRANË- Është përzgjedhur pa garë për të ndërtuar 17.2 kilometra të të aksit Milot-Balldren, por kompania “A.N.K sh.p.k”, nuk është një kompani e panjohur.

Për 214 milionë euro pa TVSH, kjo kompani do të ndërtojë rrugën Milot-Balldren përmes partneritetit publik-privat.

Por cili është historiku i kompanisë A.N.K sh.p.k që sipas kryeministrit Edi Rama, do të ndërtojë një rrugë me standarte europiane, duke justifikuar kështu edhe çmimin e majmë.

Dosja.al bëri disa verifikime elementare për punët që ka kryer kjo kompani, me aksioner dhe administrator të vetëm, biznesmenin Agim Kola.

Burime i thanë Dosja.al se biznesmeni Agim Kola, njihet për miqësinë e tij për kryeministrin Edi Rama.

Kjo kompani ka kryer edhe rikonstruksionin dhe asfaltimin e rrugës nacionale Krujë-Qafshtamë.

3 vite pas përfundimit të punimeve me një vlerë prej 500 milionë lekë, kjo rrugë është e amortizuar dhe nuk ka një përgjegjës.

Punimet nisën në janar të vitit 2013 dhe përfunduan në muajin janar të 2015. Fondi për këtë rrugë u dha nga Banka Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim, që ia besoi 500 milionshin Fondit Shqiptar.

Qëllimi ishte rikonstruksioni dhe asfaltimi i këtij aksi me qellim zhvillimin e turizmit në parkun kombëtar të Qafshtamës i njohur prej afro një shekulli për vetitë kurative të tij kundër turbekulozit, ajrin e freskët, ujin e mrekullueshëm dhe pyjet e halisura që në këtë vend përreth parkut janë ruajtur e mbrojtur nga masakra nga vete banoret e zonës.

Por për më shumë ndiqni këtë video për të parë sot, cilësinë e punimeve në këtë rrugë, e cila është totalisht e amortizuar, ku kanalet janë të bllokuar, dhe përroi i zonës është i parehabilituar. A u mor parasysh vallë historiku i kësaj kompanie, të cilët do t’i jepen për 13 vite në total 214 milionë euro pa T.V.Sh?

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

factcheck factcheck agim kola kompania ank shpk rruga kruje-qafshtame rruga milot-balldren agim kola kompania ank shpk rruga kruje-qafshtame rruga milot-balldren

Sondazh

Poll

Insights 30 Maj 2019, 09:31

Analiza: Kur do të marrë fund bota unipolare?

“Shekulli Amerikan” po perëndon. Të paktën, ky është konsensusi i shumicës së analistëve tëpolitikës ndërkombëtare. Pavarësist nëse i`a atribuojnë rënien e SHBA...

Insights 27 Maj 2019, 20:36

Adi Krasta: Turp të keni ambasadorë!

Per publikun shqiptar beri jo pak pershtypje shprehja “Shame on you”, qe shqiperohet ‘te te vije turp’ e qe u shkrua me shkrim dore ne murin e hyrjes se shkalle...