Insights

“Po marr guximin që t’ju shkruaj…!”/ Letrat si ilaç për kryeministrin e sëmurë

27 Maj 2019, 20:20 Nga DOSJA
“Po marr guximin që t’ju shkruaj…!”/ Letrat si

Gazeta e Shoqatës Mjekësore Amerikane (vol 281, nr 14), para disa vitesh publikoi një studim të Joshua Smyth mbi efektet e të shkruarit në gjendjen fizike tek pacientët që vuanin nga Astma dhe Artriti reumatik.

107 pacientë që morën pjesë në këtë studim, shkruan 3 ditë rresht nga një letër. 70 prej tyre shkruan mbi ngjarje stresuese të jetës dhe të tjerët për çështje neutrale.

Pas ushtrimit të të shkruarit, u vu re që pacientët që shkruan për ngjarjet stresante patën përmirësime në shëndetin e tyre. Kështu që studiuesit nxorën konkluzionin se procesi i të shkruarit mbi çështjet shqetësuese ndihmon në shërimin e pacientit.

Ky studim më kujtoi kryeministrin e Shqipërisë Edi, i cili ndryshe nga pacientët e Smithit ka shkruar më tepër se 3 letra. Sigurisht që në letrat e tij nuk ka folur për çështje neutrale e as se çfarë do të hajë për drekë, por ka shkruar për një ngjarje madhore siç është kriza politike e vendit, protestat e opozitës që në këtë rast mund të cilësohen ngjarje traumatike, stresuese, ngacmuese, gjumëprishëse të kryeministrit të vendit.

Përmes gjuhës së “dashurisë” dhe ironisë së shplarë prej viteve të konsumit në jetën publike, Edi Rama i drejtohet Lulzim Bashës si Tatiana e përvëluar Onieginit.

Vetëm se Tatiana u mjaftua me një letër, ndërsa përdëllimtari ynë, jo për Lulzimin, por për atdheun nuk po ndalet.

Më duhet t’i them kryeministrit se të shkruarit kompulsiv i letrave për të njëjtën temë (6 copë deri më sot) në vend që t’i sjellë benefitet që studiuesit prej 10 vitesh i kanë vërtetuar, mund t’i shkaktojë dëme në shëndetin fizik si dhe atë mendor, sidomos nëse këto letra Kryeministri i shkruan vetëm në zyrën e tij, pa konsulencë psikologjike ose nën këshillat e dobëta të zanatçinjve të tepsisë.

Letrat e kryeministrit shqiptar janë kthyer në objekt talljeje mes qytetarëve që guxojnë të flasin. Ata numërojnë dhe presin ushtrimin e radhës të terapisë së të shkruarit që kryeministri i vendit me krenari e publikon duke i treguar gjithë botës së është rëndë, po shumë rëndë…

*Më poshtë lexoni letrën e padërguar të Edi Ramës për Lulëzim Bashën sipas modelit pushkinian.

I dashur Luli,

Po marr guximin që t’ju shkruaj

Për të gjashtën herë, dhe pa ndalim

Aman o shok, ç’kërkoni më,

pushtetin doni a veç shpirtin tim?

E di, se është e drejta juaj

Të protestoni e të më tallni papushim

Po ju e shihni si po vuaj për këtë vënd

Duroni dhe pak sa ta mëkëmb

Më parë desha të rri qetë,

Të qepja çitjane veç doja

Por populli im më thërret

dhe unë nuk i lë me gishtin te goja

Ah Luli, sërish të vish pranë meje ëndërroj

Që t’ju dëgjoj e me ju të kuvendoj,

T’ju them një fjalë dhe pastaj

Në media dil ti unë nuk të mbaj,

Veç gjer sa t’vish e t’më takosh

Bëj shopping dhe ndërro kravatë

provo para pasqyrës si do më përqafosh

se krahët e mi do t’i hap kanat më kanat

Me ty në opozitë është kaq fat,

Kaq shumë turbullim veç ti më jep

Se ti Luli im

je afsh i shpirtit tim në pushtet

Një miku tjetër mund t’i bëhesha mik

Dhe shok besnik sot e përjetë

Dhe burrë i ndershëm e zotni.

Por, jo…jo askujt në jetë

Nuk do t’i falja kaq dashuri!

Por këto protestat po me çmendin

Më lodhe mua dhe policinë

Njerëz plot në rrugë rendin

A je ti ende engjëlli im ??

Ma hiq tani këtë dyshim

Mbylli  protestat dhe eja tek unë

Për zemrën time mos ji një zhgënjim

Më qan me lot shpirt i ngratë

E mbrojtje kërkoj e ulëras

Lexoji letrat e mia të gjata

Mendo: jam vetëm s’kam ku flas

Askush nuk mund të më kuptojë

Mendja fillon të më lëshojë

Në heshtje duhet të humbas.

Letrën e shtatë nuk po e plas

Mbarova! S’mund ta rilexoj…

Po vdes nga frika i turpëruar

Po nderit tuaj i besoj

Me plot guxim duke shpresuar

I Yti Edi Rama

(P.S.) Bazuar në vija të përgjithshme në letrën e famshme të Tatianës drejtuar Onieginit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione edi rama jeta dedja letrat e rames per bashen lulzim basha edi rama jeta dedja letrat e rames per bashen lulzim basha

Sondazh

Poll

Insights 25 Maj 2019, 13:37

Të huajt duhet të vijnë, ne nuk ia dalim dot

Edhe njeriu me gjykimin me logjik apo më të ftohtë nuk mund të zgjidhë dot si duhet rebusin politik shqiptar.Paktet, marrëveshjet e momenteve të fundit, kulisat...

Insights 23 Maj 2019, 08:49

Një milionë lekë rrogë nuk mjafton!

Nëse punon në Tiranë prej disa vitesh si inxhinier (apo një profesion tjetër të ngjashëm) gjasat janë që merr 700 000 deri në 1 000 000 Lek (te vjetra) neto rro...