Art&Argëtim

‘Faleminderit FBI-së’, Bella Thorne ndjehet e ‘lirë’ pas arrestimit të personit që e kërcënonte me

22 Korrik 2021, 10:32 Nga DOSJA
‘Faleminderit FBI-së’, Bella Thorne ndjehet e

SHBA– Këngëtarja amerikane, Bella Thorne ka falënderuar FBI-në për arrestimin e një prej burrave që dyshohet se janë përgjegjës për piraterinë ndaj llogarisë së saj në Snapchat në qershor 2019.

Duke reaguar ndaj lajmit të arrestimit të O’Connor në Instagram, Thorne shkroi: ‘Unë dua të falënderoj FBI për kërkimin e palodhur për personin që e bëri jetën time dhe të tjerëve një ferr të gjallë.’

Sipas DailyMail, Joseph O’Connor, një 22-vjeçar britanik, u arrestua në Spanjë të Mërkurën në lidhje me krimin ndaj Thorne në 2019, si dhe sulmin e vitit të kaluar të llogarive në Twitter që u përkisnin personave të famshëm dhe politikanëve.

Në atë kohë, hakeri kishte kërcënuar të publikonte foto nudo të gjetura në llogari të Thorne. Në vend që të pranonte kërkesat e hakerit, Thorne, 23 vjeç, vendosi të publikojë vetë fotografitë e saj nudo në Twitter.

Policia Kombëtare Spanjolle veproi sipas një urdhri të lëshuar nga një gjykatë federale e SHBA-së. Departamenti i Drejtësisë tha se O’Connor përballet me akuza në lidhje me aksesin e paautorizuar të kompjuterit, zhvatjen dhe sulme kibernetike.

O’Connor, i cili mban emrin ‘PlugWalkJoe’ në internet, gjithashtu akuzohet se ka ndihmuar në organizimin e sulmit të llogarisë së personalitetit të medias sociale, Addison Rae në TikTok, sipas Departamentit të Drejtësisë.

Në korrik të vitit 2020, O’Connor, i cili është personi i katërt i akuzuar për incidentin, dyshohet se hakoi mbi 130 llogari në Twitter, duke përfshirë ato të Apple, Uber, Kanye West, Bill Gates, Joe Biden, Barack Obama dhe Elon Musk.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz addison rae bella thorne joseph o'connor addison rae bella thorne joseph o'connor

Sondazh

Poll