Art&Argëtim

Eros Ramazotti në një romancë të re? Këngëtari shkon në pushime me aktoren 22-vjeçare në Greqi, Delogu: Këto janë laj

19 Korrik 2021, 19:31 Nga DOSJA
Eros Ramazotti në një romancë të re? Këngëtari

GREQI- Këngëtari italian Eros Ramazzotti mund të jetë një romancë të re. Kohët e fundit është përfolur në media se Ramazotti është në një lidhje me aktoren 22-vjeçare Marta Delogu. Ata së bashku janë fotografuar duke kaluar pushimet nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Greqi. Ndërkohë që së bashku me ta janë edhe fëmijët e Ramazzotit që ka me ish-partneren e tij Marica Pellegrinelli, Raffaella Maria dhe Gabrio Tullio.

Të katër janë fotografuar duke kaluar kohën nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe duke qeshur. Ndërsa sipas Lapresse, burime të afërta pranë Eros Ramazzotti dhe Marta Delogu kanë mohuar se mes tyre ka një histori dashurie, përveç se një miqësie të mirë. Vetë aktorja në një postim në Instagram ka hedhur poshtë të gjitha lajmet e dala deri tani, duke i qajtur ato “fake news”.(Lajme të rreme)

“Vetëm dy fjalë për të komentuar atë që po lexoni këto ditë: Fake neës . Jam e habitur nga të gjithë njerëzit që besojnë në këtë lloj thashethemi, më vjen keq. por është vetëm një miqësi e vërtetë. Përveç kësaj, nuk e kuptoj sa keq janë disa njerëz në lidhje me lajmet, veçanërisht më bën përshtypje që shumica e komenteve janë nga gratë, “shkroi ajo.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz eros ramazzotti marta delogu eros ramazzotti marta delogu

Sondazh

Poll