Aktualitet

Magazinë me bateri apo arkivë e KQZ? Zjarr në Lundër, institucionet bien ndesh me njoftimet, shuhen flakët. Ka vetëm dëme

16 Korrik 2021, 18:24 Nga DOSJA
Magazinë me bateri apo arkivë e KQZ? Zjarr në Lundër,

TIRANË- Përfshihet nga flakët një magazinë në Lundër. Policia e Shtetit ka bërë me dije se zjarri ka rënë në një magazinë, por e kundërta është bërë me dije nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shettit, në magazinë kishte bateri makinash, të cilat kanë shkaktuar edhe flakët për shkak të mbinxehjes. Ndërsa KQZ pretendon se në Lundër ka një ambient me materiale por nuk bëhet fjalë për ato të 25 prillit. 

NJOFTIMI I KQZ-SË:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se mbrëmjen e sotme një nga ambjentet e institucionit në Lundër është përfshirë nga zjarri për arsye që ende nuk dihen. Në ambjentet të cilat ka ndodhur incidenti ka patur materiale të vjetra të KQZ-së, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit. Materialet, dokumentacioni zgjedhor dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër që nuk ka lidhje me ambinetin ku ka rënë zjarri. KQZ ka lajmëruar mënjëherë instancat përkatësë për të marrë masat e duhura për neutralizimin e zjarrit dhe për gjetjen e shkaqeve të këtij incidenti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.

Derisa institucionet ta ndajnë mendien se çfarë ka pasur brenda magazina që digjet, e rëndësishme është që nuk ka pasur të lënduar në njerëz, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me shkakun e zjarrit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lunder zjarr ne lunder lunder zjarr ne lunder

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Korrik 2021, 18:16

BERAT– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Berat-Dimal. Dy automjete, të cilat ishin duke udhëtuar në drejtime të kundërta janë përpl...