Art&Argëtim

FOTOT/ Ermira Çausholli shkëlqen në tapetin rozë

16 Korrik 2021, 12:23 Nga DOSJA
FOTOT/ Ermira Çausholli shkëlqen në tapetin rozë

Emisioni “ E Ardhmja eshte Vajze” e mbylli sezonin e tij të pare, me një mbrëmje të pazakontë. Autorja Ermira Çausholli u shtroi një tapet roze të gjitha vajzave dhe grave, që ftoi në programin e saj, nga nentori i vitit që shkoi, deri tani.

Në një skenë të ngritur enkas për këtë mbrëmje, në Equos Resort, ajo ngjiti në skenë vec grave dhe vajzave edhe plot artistë, këngëtarë e balerine, të cilet e bëne këtë mbrëmje Gala mbreselenese për mbarë publikun.

Jemi mësuar tashmë me formatet origjinale që Çausholli ka realizuar me sukses prej vitesh në median shqiptare, me qasjen e saj të thjeshtë e plot profesionalizëm. Por gjëja që u vu re më shume atë mbrëmje ishte shkëlqimi i vetë autores, Ermira Çausholli në tapetin rozë.

Me buzeqeshjen rrezëllitese të cilën koha që kalon nuk ja prek aspak. Me energjinë e pashtershme për të pritur me dashuri të gjithë të ftuarit dhe me një fustan sharmant ngjyrë roze, Ermira Çausholli, nënë e katër vajzave, atë nate ishte shumë më tepër nga ajo vajza e thjeshte e ekranit që jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz ermira causholli ermira causholli

Sondazh

Poll